Liderët opozitarë i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Që të tre liderët e partive opozitare në Kosovë, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takim në mëngjesin e së martës.

Ky takim është thirrur nga kryeministri i Kosovës për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar së fundmi në veri të vendit.

Përveç krerëve të PDK-së dhe AAK-së që e kanë pranuar orë më parë se do të marrin pjesë në këtë takim, edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, i ka thënë KOHËS se Abdixhiku do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti.

“Po, kryetari Abdixhiku do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga z.Kurti”, ka thënë shkurtimisht ajo.

Ky takim është thirrur pas tensionimit të situatës në veri të vendit me vendimin e përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës që të largohen nga to.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-