Kanë përfunduar dy ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid – Chelsea dhe Lazio – Bayern Mynich, ndeshje këto të vlefshme për fazën 1/16 të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Gjiganti bavarez Bayern Mynich tashmë pothuajse e ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të kësaj gare pasi e ka mposhtur Lazion në Itali me rezultat 4-1 më golat e Robert Lewandowskit, Lory Sanes, Musialas dhe autogolit të Acerbit, ndërsa golin e vetëm për skuadrën italiane e realizoi Joacim Correa në minutën e 49’ të ndeshjes.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Bukuresht të Rumanisë ndërmjet Atletico Madridit dhe Chelseat, fitorja i takoi skuadrës londineze të drejtuar nga Thomas Tuchel me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi sulmuesi francez Olivier Giroud në minutën e 68’ me një goditje gërshërë duke e lënë të shtangur portierin Oblak.
Ky rezultat i jep një përparësi të konsiderueshme Chelseat para ndeshjes kthyese në “Stamford Bridge.”
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.