Lista Serbe: Protesta që nga e diela, nesër del vendimi nëse do të dalin nga institucionet

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë njoftuar se nesër do të mbajnë një takim me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, ku do të shqyrtojnë nëse do të largohen prej tyre, teksa kanë paralajmëruar protesta nga e diela, shkruan N1info.

Vala e fundit e pakënaqësisë raportohet se pasoi suspendimin e komandantit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, për shkak se ai së bashku me kryetarët e komunave, Listën Serbe dhe kolegët e zinxhirit të tij komandues pardje njoftuan se policët në veri nuk do të lëshojnë paralajmërime për serbët që kanë targa e lëshuara nga Serbia.

Sipas Kossev, në konferencën për shtyp të mbajtur në ambientet e LS-së, ishin të pranishëm katër kryetarë të komunave në veri të Kosovës, kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe dhe përfaqësues të tjerë politikë të institucioneve të Kosovës dhe Serbisë në veri.

Konferenca, siç ka konfirmuar Goran Rakiq, po mbahet pas bisedimeve me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, të cilat thuhet se kanë zgjatur gjithë natën dhe për shkak të situatës aktuale në veri, shkarkimin e komandantit të Policisë së Kosovës, Nenad Gjuriq.

N1 tutje raporton se Rakiq ka përsëritur deklaratat e drejtorit të së ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Petar Petkoviq, duke thënë se përfaqësuesit e Kosovës dhe shqiptarëve kanë treguar dje në Berlin se “përfundimisht nuk u intereson asgjë”.

“Ne kurrë nuk do të ndalemi, dhe ajo që është veçanërisht e rëndësishme – do të jetë një rezistencë demokratike dhe jo e dhunshme”, tha Rakiq, duke paralajmëruar se protestat që do nisin të dielën.

“Protestat do të jenë vërtet paqësore, por në fund askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në terren”, shtoi ai.

Ish-komandanti i policisë, Gjuriq, tha se nuk do të jetë më, siç e cilësoi, pjesë e gënjeshtrës – por e së vërtetës, prandaj nuk dëshiron më të jetë pjesëtar i Policisë së Kosovës.

“Nuk dua të jem më pjesëtar i Policisë së Kosovës, sepse dua ballë të ndritur dhe fytyrë të pastër për të dalë para gjykatës së Zotit”, ka thënë Gjuriq.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-