Liverpool nuk do të largojë sulmuesin Xherdan Shaqiri nga klubi i tyre në këtë afat kalimtar.
Largimi i Shaqirit nga The Reds është përmendur disa herë, e sidomos me ardhjen e Diogo Jotas në skuadër, largimi i tij dukej i paevitueshëm.
Megjithatë, tani është duke u raportuar nga Liverpool Echo, se nuk e kanë në plan të largojnë atë.
Në këtë sezon, ai ka vetëm 3 paraqitje me klubin dhe prej tyre ka të regjistruara 2 humbje, ndërsa kanë fituar 1 herë, raporton lajmi.
Stinori i ri e ka gjetur 29 vjeçarin pa asnjë gol, gjë shumë shqetësuese për të.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

