Pas tri humbjeve rresht, Liverpooli më në fund ka dhënë shenja se po kthehet në formën e duhur. Gjiganti anglez të martën mbrëma në Budapest fitoi 2:0 ndaj RB Leipzigut vendas.
Ndeshja u luajt në Hungari pasi shteti gjerman nuk lejoi hyrjen në territorin e tij të skuadrës së Liverpoolit, në kuadër të masave antiCOVID.
Mohamed Salah (53’) dhe Sadio Mane (58’) shënuan në pjesën e dytë për fitoren solide të Liverpoolit. Liverpooli ka bërë hap të rëndësishëm drejt kalimit në çerekfinale të Championsit.
Xherdan Shaqiri luajti prej minutës së 72-të te Liverpooli dhe më pas e zëvendësoi Roberto Firminon.
Ndeshja e kthimit luhet më 10 mars në Anfiel.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.