Liverpooli është shumë afër që të bëjë prezantimin zyrtar të Ibrahima Konates nga Rasenball Sport Leipzig.
The Reds raportohet se kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin e skuadrës gjermane dhe detajet tashmë po përfundohen.
Jurgen Klopp kishte kërkuar zëvendësues në janar për Virgil van Dijkun, Joe Gomezin dhe Joel Maitipin, të lënduar, derisa kishte marrë Ozan Kabakun nga Schalke dhe Ben Davies nga Preston.
Por, strategu gjerman e pëlqen anëtarin e RB Leipzigut dhe sipas The Athletic, Liverpooli do të paguajë 40 milionë euro për 21-vjeçarin.
Kjo shumë është pikërisht klauzola e Konates dhe klubi anglez është i gatshëm që të paguajë atë për t’i marrë shërbimet e tij.
Mbrojtësi po tregon formë të lartë në Bundesligë dhe kjo bëri që Liverpooli të aktivizohet në transferimin e tij./Gazeta Sinjali Sporti/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.