Janë mbyllur ndeshjet e sontme në kuadër të garës më të fortë për klube në Evropë, Liga e Kampionëve.
Nga ora 21:00, u zhvilluan gjithsej gjashtë ndeshje, teksa vëmendja ishte në “Anfield” dhe “Giuseppe Meazza”, shkruan FrontOnline.
Në “Anfield”, Liverpooli arriti ta mposhtë Milanin në një ndeshje spektakolare me rezultat të ngushtë, 3:2.
Autogoli i Tomorit (‘9), Mo Salah (’49) dhe Henderson (’69) ia dhuruan sonte fitoren Liverpoolit.
Ndërkaq, për Milanin shënuan Rebiq (’47) dhe Diaz (’44). Kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupin B.
Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Atletico Madridit dhe Portos u mbyll baras 0:0.
Në “Giuseppe Meazza”, Real Madridi shënoi fitore vetëm në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Interit 0:1.
Në minutën e 90-të, ishte Rodrigo ai i cili ia dhuroi fitoren skuadrës së Carlo Ancelottit dhe tri pikët e para për këtë edicion.
Nga ana tjetër, PSG-ja u ndal me barazim 1:1 në Belgjikë përballë Brugges në kuadër të grupit A, derisa në kuadër të këtij grupi, Manchester City mposhti RB Leipzigun me rezultat 6:3.
Në ndeshjet tjera, Sportingu u mposhtë thellë nga Ajaxi 1:5, teksa Borussia Dortmundi fitoi në Stamboll ndaj Besiktasit me rezultat 1:2./FrontOnline/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.