Opoja.net

‘Loja’ e komunës së Dragashit me tenderin për ujësjellësin

Komuna e Dragashit me 17 shtator të këtij viti kishte shpallur ‘njoftimin për dhënie të kontratës’ për projektin “Ujësjellësi kryesor – Vazhdimi i punimeve (Projekt tre vjeçar)”.

Grupi i operatorëve të shpërblyer me kontratë janë N.P.T. “Fanaj Inxhinjering” dhe “LALA”, shpk.

Një javë pas këtij vendimi, OSHP-ja, ka pranuar ankesë nga konsorciumi Puna Sh.p.k & N.N INFRA PLUS.

Në ankesën e bërë nga ky konsorcium thuhet se Komuna e Dragashit e ka shpërblyer me kontratë operatorin e njëjtë i cili ishte shpallur i papërgjegjshëm.

“Autoriteti Kontraktues edhe pas rivlerësimit 4X në kundërshtim me vendimin e OShP-së, e ka rekomanduar për kontratë grupin e operatorëve N.P.T. “Fanaj Inxhinjering” dhe “LALA”, shpk, njëjtë si herën e kaluar, të cilët nuk i kanë plotësuar kërkesat e vendosura dhe të kërkuara në dosjen e tenderit dhe të njoftimit për kontratë”, thuhet në ankesë.

Për këtë tender Gazeta Jeta në Kosovë, ka shkruar vazhdimisht. Ky tender është duke u zvarritur tash e disa vite.

Qytetarët e Dragashit janë duke u privuar nga furnizimi me ujë për shkak të shkeljeve të vazhdueshme ligjore që janë duke u bërë nga Komuna e tyre. Projekti për shtrimin e rrjetit të ujësjellësit ka nisur për herë të parë në qershor të vitit 2016 ende nuk është finalizuar.

Mbytet në plazhin e Velipojës një 40-vjeçar nga Kosova

Merlinda Guraj

Sot mot i vranët, pasdite priten reshje shiu

Merlinda Guraj

Rrëfimi i Pirros, djaloshit që shkoi nga Kosova në Kroaci me motoçikletë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net