Luan Krasniqi komenton meçin Joashua-Pulev

Opoja.net Opoja.net Sport

Ish-boksieri kosovar me famë botërore, Luan Krasniqi, ka komentuar meçin e së shtunës në të cilin britaniku Anthony Joshua mbrojti titujt e botës në kategorinë e rëndë duke nokautuar Kubrat Pulevin.

Joshua mbrojti titujt në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO duke e nokautuar bullgarin në rund të nëntë. Pos që e rrëzoi dy herë në rund të nëntë, Joshua e kishte rrëzuar Pulevin edhe në rundin e tretë, po ashtu dy herë.

Të dielën, Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Joshua është vështirë për t’u mposhtur nëse mban këtë formë.

“Një performancë vërtet e fortë nga Anthony Joshua. Respekt për Kubrat Pulev, i cili tregoi një zemër të madhe luftarake. Por një Joshua në këtë formë është shumë vështirë për tu mposhtur”, ka shkruar ai.

Me fitoren e djeshme, Joshua i ka hapur rrugë përballjes me kampionin në versionin WBC, Tyson Fury, në një duel për kampion absolut në kategorinë e rëndë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-