LVV ngre shqetësimin: Çfarë po ndodhë me këto kubëza në Pllajnik?

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), qendra në Dragash, ka shfaqur një shqetësim që kanë ngritur banorët e fshatit Pllajnik.

Sipas këtij subjekti politik, kubëzat e dedikuara për shktrimin e rrugëve anësore për gati një vjet po qëndrojnë rrugëve të fshatit, shkruan Opoja Sot.

LVV shpreh shqetësim se në kohën kur shumë rrugë kryesore të fshatit janë ende të pashtruara, komuna dëshiron të shtroj rrugët anësore.

E sigurisht kjo sipas LVV-së duke u bazuar edhe në fjalët e banorëve, është bërë për arsye politike. /OpojaSot.com

Reagimi i plotë i LVV-së

Këto pamje janë nga fshati Pllajnik i komunës tonë.

Këto kubëza qëndrojnë këtu për një periudhë më shumë se një vjeçare. Edhe pse në këtë fshat rrugët kryesore janë ende të pashtruara, këto kubëza ishin të destinuara për tu shtruar një rrugë dytësore.

Arsyeja që këto kubëza qëndrojnë kështu janë politike, më saktësisht kemi të bëjmë me tentim – korruptimin e disa banorëve për çështje votash.

Sipas banorëve të fshatit këto kubëza janë sjellur për tu investuar me qëllim që të korruptohen një pjesë votuesish të LDK-së nga ana e subjektit tjetër politik PDK-së, pra kubëzat të shtrohen në rrugë dytësore që shfrytëzohen nga këto familje.

Ky tentim manipulimi i këtij lloji ka sjellur pakënaqësi të mëdha tek shumica e banorëve të këtij fshati, ku është nënshkruar edhe një peticion kundër shtruarjes së kubëzave në rrugë dytësore, pa u përfunduar ato kryesore.

Sot, këto kubëza keqpërdoren nga fëmijë të fshatit ku gjuhen edhe në lumin e fshatit, lum ky buzë të cilit janë lënë këto kubëza.

Banorët e fshatit, sot e një vit janë në pritje të veprimeve të autoriteteve përkatëse, nga të cilat nuk kanë marrë asnjë përgjegjje.

I bëjmë thirrje kryetarit dhe autoriteteve përkatëse që të ndërmarrin masa në lidhje me këtë qështje dhe të mos tentohet të bëhen manipulime të tilla me taksa të qytetarëve, pra mos të keqpërdoren fonde për interesa partiake dhe mos të krijohen pakënaqësi tek qytetarët me lojëra të tilla politike.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-