Drejtori teknik, Paolo Maldini thotë se Milani nuk do të tërhiqet në luftën për ta fituar këtë edicion titullin e kampionit në Itali.
Maldini pranon se nuk e ka pritur një ecuri kaq të mirë dhe se rezultatet e këtij viti shtyjnë atë të mendoj se ekipi kuqezi është gati të luftoj për titull të kampionit.
“Ne nuk po kërkojmë të përmirësohemi, por për të arritur sukses. Sinqerisht nuk e kam pritur një ecuri të tillë, por e kam nuhatur këtë sukses qysh në janar, para se bota të mbyllej nga pandemia. Rezultatet e këtij viti na tregojnë se Milani do të luftojë për titull”, ka thënë Maldini në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.
Milani është lider i Italisë me 26 pikë në dhjetë ndeshje dhe janë të pamposhtur në 22 ndeshje rresht në Serie A.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.