Manchester Unitedi i dërgon ofertë zyrtare Dortmundit për Sanchon

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Sport

Klubi anglez, Manchester United ka trokitur zyrtarisht në dyert e Borussia Dortmundit për të dërguar ofertën për sulmuesi anglez, Jadon Sancho.

Sancho është objektivi kryesor i Djajve të Kuq në afatin kalimtar të verës dhe tashmë kjo gjë dihet botërisht.

E SPONSORUAR

Suksesi i biznesit tënd meriton zyrat e ëndërrave, si këto në Dukagjini Center.

Ylli anglez është pëlqyer edhe në sezonin e kaluar, por pa arritur marrëveshje transferimi dhe një gjë e tillë pritet të ndodh këtë verë.

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Unitedi zyrtarisht i ka thënë Dortmundit se është i gatshëm të paguajnë 85 milionë euro për Sanchon.

Unitedi gjithashtu është gati të përfshij bonuse si pjesë e negociatave ‘për të arritur një marrëveshje së shpejti’.

Megjithatë, klubi gjerman po reziston dhe ende po kërkon 95 milionë euro për të lejuar largimin e anglezit.

Sancho në anën tjetër thuhet se ka bërë të qartë se ai dëshiron të transferohet në Old Trafford. /Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-