Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në futboll e ka mposhtur atë të Gjermanisë me rezultat 2:1.
Në golat e shënuar nga Maqedonia e Veriut asistuan mesfushorët shqiptarë, Enis Bardhi dhe Arijan Ademi.
Bardhi asistoi në golin e epërsisë të shënuar nga Goran Pandev (45’+2) derisa Ademi në atë të fitores që e realizoi Elif Elmas (85’).
Me këtë fitore, Maqedonia e Veriut ngrihet në pozitën e dytë në tabelë me gjashtë pikë, sa i ka edhe Gjermania që është e renditur në vendin e tretë.
Ndërkohë, në krye të grupit qëndron Armenia me nëntë pikë, pasi më herët e mposhti edhe Rumaninë (3:2)./Gazeta Sinjali Sporti/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.