Marrëveshja në mes LDK-së dhe PDK-së sa përkrahet në Dragash

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Marrëveshja e krijuar në mes LDK-së dhe PDK-së, e që disa mbrenda subjekteve politike nuk janë të kënaqur me ketë kualicion, në kemi arritur të kontaktojmë me kryetarin e LDK-së në Dragash për të kuptuar situat e keti kualicioni. Tash më po pritet edhe formimi i institucioneve të vendit nga ky kualicion.

“Për faktin se elektorati yne gjithnjë ka kërkuar që LDK të udhëheq me politikat shtetërore në përgjithësi dhe kryetari Isa Mustafa të jetë kryeministër, tash kemi rastin të ndjejmë një kërkesë të tillë dhe ta materializojmë atë kuptohet me durim dhe shmangie nga cytjet e atyre që këtë koalicion e shohin si mundësi për të shti dorë në strukturën tonë. Thërras për maturi se ky koalicion do t`i japë LDK-ës potencë. Shansin e kemi, të punojme për forcimin e subjektit tonë se edhe ashtu tash e kemi përpara procesin e zgjedhjeve të brendshmë ku do t`i zgjedhim strukturat dhe njerëzit që kanë vizion për shtetndërtim dhe politikë progresive lokale” ka thenë për Opoja.Net  Fatmir Mehmeti, Kryetar i degës së LDK-së në Dragash.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-