Mazreku: 22 mijë vetura më shumë janë siguruar sesa vitin e kaluar

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku, ka thënë se 22 mijë qytetarë më shumë sesa vitin e kaluar kanë siguruar veturat.

Sipas Mazrekut, për këtë rritje ka ndikuar vendosja e stikersave, por edhe shtimi i kontrolleve nga Polica.

“22 mijë qytetarë më shumë janë siguruar sesa vitin kaluar. Sigurisht, stikersat por edhe shtimi i kontrolleve nga Policia ka pasur ndikimin e vet”, ka thënë ai në “60 Minuta” të KTV-së.

Mazreku theksoi më 6 tetor presin “ok”-in për anëtarësim në Këshillin e Byrove në Bruksel.

“Janë më shumë se dy shtete që garantojnë për BKS-në për Kartonin e Gjelbër. Më në fund i kemi plotësuar të gjitha kushtet. Vetëm po e presim marrëveshje, pastaj pjesa tjetër është formale, që nuk është në dorën tonë”, ka thënë drejtori i BKS-së.

Aktivizimi i 15 mijë padive në vit në Gjykata nga BKS-ja, i ka vetëdijesuar qytetarët që aksidentet që i shkaktojnë duhet t’i paguajnë vetë dhe tani po kanë më shumë kujdes, sipas Mazrekut.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-