Mbërrijnë rreth 12 mijë vaksina Pfizer në Shqipëri

Opoja.net Opoja.net Shqipëria

Sapo kanë mbërritur në Shqipëri 11 mijë e 700 doza të vaksinës antiCOVID, të kompanisë Pfizer, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se në këtë shtet do të vijnë çdo javë vaksina kundër COVID-it.

“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.

Rama njoftoi se deri tani në Shqipëri kanë ardhur më shumë se 760 mijë vaksina, teksa shtoi se qeveria e tij do të vijojë pa ndalur drejt arritjes së objektivit të saj, për t’i kryer 1 milion vaksinime.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-