Mbi 65 mijë tifozë do ta ndjekin ndeshjen Hungari – Kosovë

Stadiumi ”Puskas Arena” në Budapest do të jetë i stërmbushur për ndeshjen miqësore mes Hungarisë dhe Kosovës.

Stadiumi ”Puskas Arena” në Budapest do të jetë i stërmbushur për ndeshjen miqësore mes Hungarisë dhe Kosovës.

Opoja.net Opoja.net Sport

Mediat hungareze raportojnë se janë shitur pothuajse të gjitha biletat e ndeshjes.

Mbi 65 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm për ta ndjekur nga afër këtë miqësore.

Ndeshja Hungari – Kosovë, do të zhvillohet të martën, me 26 mars, më fillim nga ora 19:00.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë miqësore për ”Dardanët” gjatë muajit mars, pasi të premten shënuan fitore ndaj Armenisë, me rezultat 1-0.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-