Pritjet për të dalë nga pika kufitare në Merdarë, kanë shkuar mbi nëntë orë.
Kjo u bë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Ndërsa për të hyrë në këtë pikë nuk ka pritje të gjata, ato zgjasin rreth pesë minuta, raporton Klankosova.tv.
Pas Merdarës pritje të gjata ka edhe në Mutivodë, aty pritjet po shkojnë mbi katër orë, ndërsa në Bërnjak deri në 1 orë e 20 minuta.
Pritje jo të shkurta ka edhe në dalje të Dheu i Bardhë, aty pritjet janë deri në 40 minuta.
Kolona në Merdarë është 3 mijë e 500 metra, në Mutivodë 500-600 metra, ndërsa të Dheu i Bardhë kolona është 300 metra.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.