Një fëmijë katër vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin e fshatit Blaç të Dragashit.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Rreth orës 20:02 minuta Policia është informuar se një fëmijë 4 vjeçar është gjetur në lumin e fshatit Blaç pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i fshatit. Në vendin e ngjarjes tanimë kanë dalë hetuesit dhe forenzika”.
Osmanollaj ka thënë sipas informacioneve të para 4-vjeçari ka rënë në lum derisa ishte duke lozur me fëmijët tjerë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.