Opoja.net

MCC zhbllokon fondet për Kosovën pas heqjes së reciprocitetit

Milenium Challenge Corporation (MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë.

Në një komunikatë për media lëshuar nga MCC, bëhet e ditur se vendimi është marrë pas heqjes së masave të reciprocitetit nga qeveria Hoti.

Aty thuhet se MCC mirëpret vendimin e qeverisë për taksën dhe masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin reflektimin e Kosovës në çështjen e taksës dhe heqjen e masave të reciprocitetit ndaj mallrave serbe. MCC është e kënaqur që të rifillojë zbatimin e programit kompakt të propozuar në Kosovë. MCC pret një partneritet të vazhdueshëm, të fortë me popullin e Kosovës dhe qeverinë e tyre ndërsa ne punojmë së bashku për të zvogëluar varfërinë përmes rritjes ekonomike”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë, se MCC kishte bllokuar investimet e saja në Kosovë pas refuzimit të qeverisë së Kosovës për të hequr taksën ndaj mallrave serbe.

Një vendim i tillë i MCC-së ishte marrë gjatë kohës së qeverisjes Kurti.

Mot me diell dhe vranësira, pasditja me riga shiu dhe shkarkime rrufesh

Merlinda Guraj

Mot me diell

Merlinda Guraj

Biden flet pas takimit me Putinin: Unë bëra atë që erdha të bëj

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net