Me gjëra ushqimore ndihmohet familja Gërdellaj nga fshati Rrenc i Drgashit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Humanisti Petrit Hoxhaj, dhe gazetari Nuhi Salihu,me gjëra ushqimore ndihmuan familjen shtatë anëtarëshe Gërdellaj nga fshati Rrenc i Komunës së Dragashit, e cila jeton në kushte të vështira banimi dhe në varfëri të skajshme.

Në kuadër te projektit ” Zgjate dorën e bamirësisë”, humanisti nga Prizreni Petrit Hoxhaj, së bashku me gazetarin e Televizionit të Prizrenit, Nuhi Salihun, e vizituan familjen 7 anëtarëshe Gërdellaj nga fshati Rrenc i Komunës së Dragashit, të cilën e ndihmuan me gjëra elementare ushqimore.

Një pako ushqimore me gjëra elementare të përditshmërisë si dhe mjete higjienike, iu dorëzuan kryefamiljarit Agron Gërdella, I cili u shpreh falënderues dhe mirënjohës për ndihmën siç u shpreh ai shumë të nevojshme.

“Të prekur nga gjendja e vështirë e kësaj familjeje, vendosëm ta ndihmojmë, me besimin se do të ketë edhe njerëz të tjerë zemërmirë, që kjo familje ta përballojë më lehtë stinën e vështirë të dimrit” tha Hoxhaj.

“Gjendja e kësaj familjeje është shumë e rëndë, ajo ka nevojë urgjente për një strehë banimi të ngrohtë sepse jetojnë në një dhomë me lagështinë dhe mykun” tha gazetari Nuhi Salihu, i prekur shpirtërisht nga gjendja e kësaj familjeje.

Edhe Organizata Arasta një ditë më parë e ka ndihmuar më gjera ushqimore familjen Gërdellaj.

Gjendjen e vështirë të kësaj familjeje e bëri publik përmes një postimi në profilin e tij në rrjete sociale, deputeti Anton Quni, i cili gjatë një vizite në Dragash e takon djalin e madh të kësaj familjeje 9 vjeçarin Rafet Gërdellaj.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-