Opoja.net

Më në fund i del “kismeti” rrugës, Plavë – Zaplluxhe!

Njëra prej rrugëve të pakta regjionale që ka Dragashi, aksi nga Plava deri në Zaplluxhe, javën tjetër do t’i nënshtrohet riparimit. Lajmin për këtë ndërhyrje e ka konfirmuar për redaksinë tonë, Lulzim Reshiti, përgjegjës nga kompania “Drini”, e cila administron rrugët regjionale të Dragashit.

“Kemi nënshkruar kontratën për këtë rrugë dhe rrugët tjera regjionale në këtë komunë. Kontrata parasheh të gjitha arnimet, shtresat, pastrimin e kanaleve etj. Por, ne po presim planifikimin e këtyre punëve nga organi mbikëqyrës, i cili, sapo të na jep planin detaj se ku dhe çka duhet bërë, do t’ia fillojmë punës. Ndryshe, ne si kompani jemi gati që nesër t’ia fillojmë”, tha përgjegjësi nga kompania “Drini”, Lulzim Reshiti.

Redaksia e Radio Sharrit ka kontaktuar Ministrinë e Infrastrukturës, ku ka marrë vesh se shumë shpejt do të fillohet me sanimin e kësaj rruge dhe jo vetëm. Bahti Nebiu, përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve regjionale pranë Departamentit për Menaxhim të Rrugëve, konfirmoi se të premten është nënshkruar kontrata me kompaninë fituese “Drini” dhe se presin që brenda afatit kohor që parasheh kjo kontratë, të merren masat fillestare për sanimin e këtij segmenti.

“Brenda kësaj jave do ta dorëzojmë planifikimin që kemi bërë dhe, besoj se nga java e ardhshme do të fillohet me punën në terren”, tha Nebiu. /Radio Sharri/

Gjest human, vogëlushët kosovarë dorëzojnë në polici kuletën me shuma parash!

Merlinda Guraj

Qeveria e Kosovës merr përsipër pagesën e polisës kufitare për diasporën

Merlinda Guraj

Osmani pritet me nderime të larta nga presidenti austriak

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net