Mehaj u kërkon kadetëve të rinj të FSK-së që të mësojnë historinë: Kështu mësoni t’i shërbeni atdheut

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar nga kadetët e rinj që i bashkohen sot Forcës së Sigurisë së Kosovës që të mësojnë historin e popullit tonë.

Mehaj në ceremoninë e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së, tha se heronjtë duhet kujtuar gjithmonë, pasi pa të kaluarën e lavdishme s’ka të ardhme të ndritur, njofton Klankosova.tv.

“Ju kadetë për katër vjetët e ardhshme do të edukoheni, arsimoheni dhe do të stërviteni që të arrini vlerat e detyrës, nderit dhe atdheut. Për katër vjetët e ardhshme do të përgatiteni me karrierë profesionale në shërbimin e atdheut si oficerë të Ushtrisë së Republikës së Kosovës”.

“Kërkojë nga ju që çdo ditë të mësoni për historinë e popullit tonë, histori që përmban jo vetëm luftën tonë për liri, drejtësi dhe barazi. Heronjtë tanë janë ata të cilët na kanë përcjellur në çdo hap dhe në çdo hap përpara do i marrim me veti pasi pa ta nuk do të kishim të kaluarën e lavdishme, por as të ardhmen e ndritur”.

“Që nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu e deri tek komandanti legjendar, Adem Jashari, populli ynë asnjëherë nuk e pranoi nënshkrimin por çdo herë qëndroi ballë lartë ndaj luftës kundër pushtuesve” tha Mehaj.

Tutje, Mehaj theksoi se pret që kadetët për katër vjetët e ardhshme të arrijnë zhvillimin e duhur ushtarak për të shërbyer në operacione ndërkombëtare në shërbim të paqes.

“Për liri jetojmë, për liri vdesim dhe pa liri nuk ekzistojmë. Liria është kryefjala e kombit tonë. Të dashur kadetë nga ju pres që për katër vjetët e ardhshme që ta arrini zhvillimin e duhur ushtarak, atë fizik dhe moral. Të bëheni udhëheqës të fortë dhe të jeni të gatshëm t’i bashkoheni stërvitjeve dhe operacioneve ndërkombëtare në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal por edhe më gjerë”, tha Mehaj.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-