Memli Krasniqi premton transformimin e komunës së Dragashit në mandatin tjetër 4 vjeçar

Opoja.net Opoja.net Opoja

Qytetarët e Dragashit e dijnë se me qeverisjen e PDK-së komuna e tyre është transformuar e zhvilluar, si në infrastrukturë ashtu edhe në ekonomi, bujqësi e turizëm.

Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, dhe kandidatët për Kuvendin Komunal nga PDK, nuk e kërkojnë votën vetëm si akt, por si besim. Sepse besimi është ai që i mban njerëzit në politikë. Besimi është ai që krijon mundësi e hapësirë. Dhe Dragashi është qytet që beson, sepse askush më mirë se PDK-ja nuk i njeh prioritetet e qytetarëve të kësaj komune.

Kësaj radhe, në Dragash nuk na mjafton vetëm fitorja. Duam transformim më të madh e zhvillim edhe më të hovshëm. Duam që besimin e thellë të njerëzve të Dragashit ta shndërrojmë në progres të plotë e mirëqenie edhe më të madhe. Dhe ne këtë mund ta arrijmë. /Tv Opoja/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-