Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Duke lexuar: Mendja sundon, kurse fuqia i rrokullis trungjet
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Blogu i ditës
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
12:42 | 11.08.2022
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
12:37 | 11.08.2022
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
12:28 | 11.08.2022
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
01:36 | 11.08.2022
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
01:35 | 11.08.2022
Aa
Opoja.netOpoja.net
Aa
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
  • Ide
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Artikuj

Mendja sundon, kurse fuqia i rrokullis trungjet

Linda Guraj
Linda Guraj 19:17 | 20.11.2020
Ndaje
Mendja sundon, kurse fuqia i rrokullis trungjet
Ndaje

Autor: Dr. Mustafa Cerić,
reisul-ulema (1993 – 2012)

Bota po flet për ta. Çifti i martuar Uğur Şahin dhe Özlem Türeci janë një fenomen i pazakontë. Şahini i lindur në Turqi, u rrit në Gjermani, ku prindërit e tij punonin në një fabrikë ushqimesh. Türeci, gjithashtu është turke, bijë e një mjeku, i cili migroi në Gjermani. Dashuria për kuriozitetin mjekësor, i bashkoi ata (dy) në një laborator për kërkimin e imunoterapisë nga kanceri. Përkushtimi për punën mjekësore u kthye në dashuri dhe përkushtim ndaj martesës. Ata edhe ditën e tyre të martesës e kaluan në garë laboratorike për ta gjetur vaksinën kundër Covid-19, vaksinë kjo që po pritet nga miliona njerëz në të gjithë botën. Bota tashmë ata i ka quajtur ‘çifti i ëndrrave’ në martesë dhe ‘ekipi i ëndrrave’në mjekësi.

Şahini dhe Türeci janë
bashkëthemelues të BioNTech në vitin 2008, me synimin për të arritur një gamë
shumë më të gjerë të mjeteve të imunoterapisë nga kanceri. Kompania vlen dy
miliardë dollarë, por Şahini vazhdon të shkojë në punë me biçikletë. Kolegët e
përshkruajnë atë si njeri të qetë dhe të matur i cili i shmanget kontrollimittë
çmimit të aksioneve të kompanisë, sepse ai më shumë është i interesuar të
lexojë revista shkencore. Sipas gazetës gjermane Welt am Sonntag, ai dhe bashkëshortja
e tij tani janë midis 100 gjermanëve më të pasur. Matthias Kromayer, anëtar i bordit
të ndërmarrjes së Şahinit, thotë: “Pavarësisht arritjeve të tij, Şahini nuk
ka ndryshuar. Ai ka mbetur tepër modest dhe i tërhequr.”

Mjekët Uğur Şahin dhe Özlem Türeci janë në rrugën e tyre për të
ofruar vaksinën kundër Covid-19, vaksinën e cila mund ta ndryshojë botën.
55-vjeçari ‘modest’doktor Şahini është drejtor ekzekutiv i një kompanie
gjermane të bioteknologjisë, kurse gruaja e tij, Türeci (53), është anëtare e
bordit të BioNTech. Mendjet e tyre mbretërojnë në Gjermani, ndoshta,së shpejti do
të mbretërojnë edhe në botë. Thënia e urtë që i atribuohet Muhamedit (a.s.): “Kërkojeni
shkencën, madje qoftë edhe në Kinë!”
mund të parafrazohet si mençuri: “Kërkojeni
një vend ku mbretëron mendja, madje qoftë edhe në Gjermani!”

Shumë më vonë, pas misionit pejgamberik
të pejgamberit Muhamed (a.s.), njëri nga reformatorët më të mëdhenj të mendimit
fetar dhe vetëdijes kulturore në Evropë dhe botë, gjermani Martin Luther, në
protestë kundër ngecjes së atëhershme fetare dhe kulturore, (që muslimanëtsot
duhet ta dinë, veçanërisht ata në Bosnjë)ka thënë: “Një këpucar i
krishterë do të tregonte më së miri besimin e tij jo duke gdhendur kryqin në
këpucët që bën, por duke i bërë këpucët të qëndrueshme dhe të lira në mënyrë që
të varfërit të mund t’i përballojnë.”

“Ne i rindërtuam xhamitë e shkatërruara, falë Zotit. Dhe ngritëm të reja, të cilat janë shumë më të këndshme dhe më të zbukuruara. Falënderojmë Allahun e Madhërishëm. Por ne nuk i rindërtuam institutet shkencore të shkatërruara, as nuk po ndërtojmë të reja për brezin e ri, të cilët nuk mund të përballen me hirin e amullisë dhe janë të detyruar të kërkojnë selamet (shpëtim), dhe ku tjetër përveçse në Gjermani, ashtu siç gjetën Uğur Şahini dhe Özlem Türeci. Sepse, për një kohë të gjatë tani, në Bosnje nuk “garohet për të mirë”, por garohet në “ndërmarrje të përbashkët kriminale” kundër shtetit të Bosnjës; nuk garohet për fuqi të arsyes së shëndoshë, por për fuqi të ambicies së sëmurë; nuk garohet për aftësi të mendjes, por për aftësi të përshtatshmërisë. ”

Në përkthim, kjo do të thotë: “Inxhinierët
muslimanë do ta tregonin më së miri besimin e tyre tek Allahu, jo duke gdhendur
ajete të bukura kuranore në urat që ata ndërtojnë, por duke i siguruar ato që
gjatë përmbytjeve më shumë ujë të shkojë poshtë sesa mbi sipërfaqen e
tokës”.

Në vend të kësaj, sot ne
shikojmë dhe dëgjojmë doktorë të shkencave në matematikë, fizikë, kimi,
biologji, etj., të cilët i vizitojnë xhamitë nëpër fshatra dhe mbajnë ligjërata
(vaze) dhe hutbe mbi të kaluarën e lavdishme shkencore të Islamit dhe
muslimanëve nga Bagdadi deri në Kordovë. A nuk do të ishte më e vlefshme
për këta doktorë që të themelonin institute dhe laboratorë për matematikë,
fizikë, kimi, biologji, etj. ku do të mbledheshin dhe do t’i inkurajonin të
rinjtë për të bërë kërkime shkencore, për t’i inkurajuar ata që të merren me
shkencë, e cila e rrit besimin në Zot, sepse ‘dijetarët kanë më shumë frikë
nga Zoti’
kurse ‘injorantët dhe budallenjtë kanë më shumë frikë nga të
diturit dhe të mençurit.’

Kur keni dëgjuarqëndonjë musliman,
pas fizikantit të famshëm Abdus Selam (1979), kafituarmirënjohje botërore për
ndonjë fushë të shkencës? Nuk ka gjithashtu asnjë çmim prestigjioz për kërkime
shkencore në botën muslimane, por ekzistojnë çmime për dëshmimin e të dëshmuarës
në shkencat islamike. Dhe kështu, bota muslimane ecën rreth e përqark selisë së
njëjtë nga një mijë herë, ndërsa mendjet e shëndosha dhe produktive tëindividëve
muslimanë shkojnë atje ku mbretëron drita e mendjes, dhe jo errësira e forcës.

Nëse këtë e krahasojmë me neve këtu
në Bosnjë, do të shohim se situata jonë është e ngjashme. Ne i rindërtuam
xhamitë e shkatërruara, falë Zotit. Dhe ngritëm të reja, të cilat janë shumë më
të këndshme dhe më të zbukuruara. Falënderojmë Allahun e Madhërishëm. Por ne
nuk i rindërtuam institutet shkencore të shkatërruara, as nuk po ndërtojmë të
reja për brezin e ri, të cilët nuk mund të përballen me hirin e amullisë dhe
janë të detyruar të kërkojnë selamet (shpëtim), dhe ku tjetër përveçse në
Gjermani, ashtu siç gjetën Uğur Şahini dhe Özlem Türeci. Sepse, për një kohë të
gjatë tani, në Bosnje nuk “garohet për të mirë”, por garohet në
“ndërmarrje të përbashkët kriminale” kundër shtetit të Bosnjës; nuk
garohet për fuqi të arsyes së shëndoshë, por për fuqi të ambicies së sëmurë;
nuk garohet për aftësi të mendjes, por për aftësi të përshtatshmërisë.

A nuk e shihni dhe dëgjoni se në
fushatë, “më i miri” është ai që thotë më të keqen për tjetrin,
veçanërisht për vëllain dhe shokun e tij që e njeh më mirë. Fushata zgjedhore,
qoftë për zgjedhjet lokale apo të përgjithshme, nuk është një ofertë e ideve të
shëndetshme dhe të reja për njerëzit dhe shtetin, por një makth dhe një
përmbytje e errët fjalësh dhe fyerjesh, të cilat vrasin trurin e shëndetshëm të
njerëzve. Këtu mendja nuk mbretëron, këtu forca i rrokullis trungjet, ndërsa
pylli boshnjak pritet edhe ditën edhe natën.

Ata nuk e kanë gajle, sepse e kanë Gjermaninë,
e cila çdo ditë po pret që mendja boshnjake t’i lutet, prandaj ajo e do më
shumë Bosnjën. Neve këtu na mbetet që t’i rrokullisim trungjet dhe të presim
ditë më të mira, kur një ditë mendja e çmuar e Bosnjës do të kthehet. Ëndërroni
për këtë, të dashurit e mi, sepse ëndërrimi nuk është i ndaluar! Nuk është e
ndaluar as të mendohet! Nuk është e ndaluar as ta dimë se mendja mbretëron, kurse
forca i rrokullis trungjet!

O Allahu i Plotfuqishëm, na e forco
mendjen tonë boshnjake!

O Allahu i Gjithdijshëm, na mëso që të
kërkojmë dituri, madje edhe në Bosnjë!

O Allahu i Mëshirshëm, na e bëj të
dashur diturinë nga e cila përfitojmë! Amin!

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

126

A jeni optimist se Kosovës do t'i hiqen vizat këtë vit?



Linda Guraj 19:17 | 20.11.2020
Shpërndaje:
Ndaje Ciceroje Whatsapp Whatsapp Kopjo lidhjen
Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve
Opoja

Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve

10:25 | 10.08.2022
Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit
Opoja

Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit

23:26 | 4.08.2022
Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës
Opoja

Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës

21:32 | 2.08.2022
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
Talentet
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Kosova
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Ekonomi
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
Sport

Ju gjithashtu mund të lexoni

Besim, dashuri, dëshmi
Artikuj

Besim, dashuri, dëshmi

10 Min. Leximi
Fëmijët kuptojnë
Artikuj

Fëmijët kuptojnë

7 Min. Leximi
A është puna farz?
Artikuj

A është puna farz?

4 Min. Leximi
Asnjëherë nuk do të jetë i humbur ai cili…
Artikuj

Asnjëherë nuk do të jetë i humbur ai cili…

1 Min. Leximi

Blogu i ditës

Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
12:42 | 11.08.2022
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
12:37 | 11.08.2022
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
12:28 | 11.08.2022
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
01:36 | 11.08.2022
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
01:35 | 11.08.2022
Shfaq më shumë

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?