Sot në fshatinë Pllavë të Komunës së Dragashit është marrë iniciativë nga vet banorët e fshatit për të pastruar, pasi kërkesa është bërë disa herë në Komunë por nuk u pastru asnjëherë. E këtë iniciativë e filloi mërgimtari nga Zvicra, Bajram Xhabali, me Fatos Lepraj Mehmet Cenaj dhe bashkëfshatar të tjerë, shkruan Opoja.net.
“Sot kemi bërë një punë mjaftë të madhe e kemi pastruar fshati, pasi nga komuna spo na degjojnë hallet tona kemi marr iniciativën vet”, është shprehur për Opoja.net-it një banorë po i këtu fshati.
“Kjo kërkesë i është bërë disa herë komunës se Dragashit por asnjëhere nuk është marr parasysh kërkesa e banorëve”, ka vazhduar më tej.
“Iniciatoret e këtij pastrimi thonë se fillimisht dëshironim të bejm me vetfinancim dhe u drejtuam te kompania ILVA , aty kontaktuam me pronarin e kompanisë dhe pronari Enver Bahtijari tha se do e pastroj pa asnje cent”, ka treguar Fatos Lepraj.
Vet pamjet na tregojnë se është bërë një punë e madhe. /Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.