Opoja.net

Mësimdhënësit e Dragashit në grevë – Kërkojnë mirëkuptim!

Kryetari i SBASHK-ut në Dragash, Xhevit Skenderi, ka mbajtur takim me kryetarët e sindikatave të shkollave të kësaj komune, ku është diskutuar lidhur me vendimet e fundit të SBASHK-ut për grevë të përgjithshme në institucionet arsimore.

“Ky vendim është mbështetur nga sindikalistët e Dragashit, të cilët njëzëri janë shprehur se do të hyjnë në grevë, derisa të rregullohet ligji për pagat e mësimdhënësve në nivel republikan”, ka thënë për redaksinë tonë Skenderi, duke kërkuar mirëkuptim dhe mbështetje edhe nga prindërit e nxënësve.

“Ju kërkojmë mirëkuptim prindërve dhe i ftojmë që t’na mbeshtesin, duke mos i lenë fëmijët të shkojnë në shkollë pasi mësimdhënësit janë në grevë. Ndërkohë, të gjithë mësimdhënësit ftohen të paraqiten nëpër vendet e tyre të punës në ora 9:00”, thuhet në deklaratën e cila u adresua në redaksinë tonë, përmes së cilës kërkohet që sa më shumë të mirëkuptohen punëtorët e kësajë fushe të rëndësishme për shtetin tonë. /Radio Sharri/

Dragash, ia theu xhamat e veturës dhe e pastaj e sulmoi fizikisht

Opoja.net

Tre meshkuj dhe një femër rrahën mes veti në Dragash

Opoja.net

Rrahje në Dragash, bëhet për spital një person

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net