Messi do të largohet falas nga PSG, ka refuzuar kontratën e re

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Lionel Messi do të refuzojë ofertën për një kontratë të re nga Paris Saint-Germain dhe do të largohet falas nga klubi verën e ardhshme, sipas mediave spanjolle.

Messi u largua nga Barcelona në vitin 2021 për t’iu bashkuar klubit të Parisit me një kontratë dyvjeçare, me opsion edhe për një vit tjetër.

Pas një sezoni të vështirë debutues në futbollin francez, në të cilin shënoi vetëm gjashtë gola, Messi më në fund duket se është përshtatur me mjedisin e tij të ri.

Ai tashmë ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tetë asistime për PSG-në këtë sezon, ndërsa ka shënuar edhe katër gola këtë muaj për Argjentinën.

Megjithatë, pavarësisht rritjes së fundit në formë, Messi do të kërkojë të largohet nga “Parc des Princes” në fund të sezonit aktual, raporton gazetari spanjoll Miquel Blazquez.

“Leo Messi e ka të qartë se nuk do të rinovojë kontratën me PSG-në. Futbollisti argjentinas nuk do të vazhdojë të luajë në Paris sezonin e ardhshëm”, ka shkruar Blazquez në Twitter.

Është shkruar shumë që Messi mund të kthehet në Barcelonë ku ka fituar 10 tituj të ligës spanjolle dhe katër Liga të Kampionëve.

“Unë do të doja që ai të rikthehej, por për momentin Leo ka një kontratë me një klub tjetër, kështu që është e pamundur. Do të shohim në të ardhmen”, kishte thënë trajneri i Barcelonës, Xavi.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta më parë kishte thënë se shpresonte që historia e Leos dhe Barcelonës të vazhdonte./Telegrafi/

The post Messi do të largohet falas nga PSG, ka refuzuar kontratën e re appeared first on InfoShqip.com.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-