METODA MË E RE DHE EFIKASE PËR MËSIMIN E SHKRONJAVE TË KUR’ANIT FISNIK

Opoja.net Opoja.net Opoja

Pasi që “RTV Pendimi” morri përsipër botimin e Librit “SHKRIM-LEXIMI ARAB-KURANOR” -metodë e mësimit- të autorit Kasam Muhameti, tani është kënaqësi e jona që me ndihmën e donatorëve, kemi arritur ta shtypim këtë libër me tirazh 2000 copë, nga Kompania “Lena Graphics”, Prishtinë.

Libri do të jepet gratis, i cili fillimisht do të shpërndahet nëpër xhamia.

Për diasporë, mund të kontaktoni te: Hevzi Hasani, tel. +43 676 722 72 67 (Viber + Whats up).

Për Kosovë, mund të kontaktoni: Kushtrim Guraj, tel. +38345563059  (Viber + Whats up).

Së bashku me botimin, “RTV Pendimi”, ka mundësuar që njësitë dhe ushtrimet e këtij libri t’i keni të sqaruara dhe të lexuara nga autori me video projektor edhe në “YouTube”, në mënyrë që t’ua lehtësojmë të gjithë atyre që dëshirojnë përmes kësaj metode t’i mësojnë shkronjat e Kur’anit fisnik.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-