Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ia ka besuar detyrën e Zëvëndësministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ( MASHT), njeriut tonë, Mevludin Krasniqit, nga fshati Brezne e Dragashit.
Me këtë emërim, Dragashi tashmë ka dy zv-ministra në këtë dikaster, njëri nga Gora (Usmen Baldzi) dhe tjetri nga Opoja!
“Ashtu siq ju kam njoftuar ditë më parë, pas shërbimit tim në Ministrinë e Shëndetësisë, angazhimi im politik e institucional do të vazhdoj”, ka thënë Mevludin Krasniqi.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ja ka besuar postin e Zëvëndës Ministrit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ( MASHT).
“Tani e tutje, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) më ka besuar detyrën e Zëvëndës Ministrit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ( MASHT)! Duke ju falenderuar për mbështetjen dhe përkrahjen, ju siguroj se do të vazhdoj punën e angazhimin tim me nder e përkushtim!” ka përfunduar Krasniqi.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.