Opoja.net

Milan kërkon mbrojtësin shqiptar

Kuqezinjtë e Milanit janë kthyer në Ligën e Kampionëve pas një kohe të gjatë

E pas janë kthyer në garën më të madhe europiane, AC MIlan është duke shikuar për të kompletuar skuadrën me disa emra të rinj.

Për këtë AC Milan ka kthyer kokën tek lojtarët pa kontratë, transmenton GazetaExpress.

Kuqezinjtë janë të gatshëm që t’i ofrojnë kontratë dy vjeçare për sulmuesin e Chelsea, Olivier Giroud. Ndërkohë në mbrojtje ata po e kërkojnë edhe mbrojtësin e Interit, Danilo D’Ambrosio.

Shqiptari, Elseid Hysaj është mbrojtësi tjetër që Milan po e kërkon. Hysajt i skadon kontrata në fund të muajit të ardhshëm dhe AC Milan mund ta transferojë atë me parametra zero. Ata do të hasin edhe në konkurrencë të Juventusit, të cilët thonë se do të ofrojnë para për të por edhe të vetë skuadrës së Napolit, pasi që ditë më parë është përfolur që de Laurentis mund t’i ofrojë kontratë të re, Hysajt.

FIFA konsideron sistem të ri futbolli si në kajde të basketbollit

Opoja.net

Mourinho instalon dron dhe ekran gjigant në qendrën stërvitore, ua tregon lojtarëve gabimet në kohë reale

Opoja.net

Çfarë i ka mbetur Messit të arrijë ende?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
 
NA NDIQENI
Send this to a friend