MINI Cooper Convertible i ri ‘po kthehet në shtëpi’ pasi që do të ndërtohet në Mbretërinë e Bashkuar

Opoja.net Opoja.net Teknologji

Shefja e re e MINI, Stefanie Wurst konfirmoi se një model konvertibil do t’i bashkohet gamës tërësisht të re të MINI Cooper, e cila do të lansohet në vitin 2014 – dhe tutje tha se MINI do të “kthehet në shtëpi” me prodhimin që do të bëhet në fabrikën e MINI në Oksford.

Një imazh ekskluziv i Auto Express tregon se si mund të duket MINI Convertible i ri.

Deri më tani vetëm versionet me benzinë dhe elektrike të “hatch-it” të ri – do të quhen MINI Cooper me Cooper duke u bërë një emër modeli, transmeton Telegrafi.

Por tani MINI ka thënë gjithashtu se një konvertibil benzine do t’i bashkohet linjës së prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Vetëm MINI Cooper-ët me benzinë do të ndërtohen në Oksford, në format 3, 5 dhe konvertibil.

Një Mini Cooper i ri i tëri elektrik do të ndërtohet në Kinë me pamje dhe dimensione të njëjta si modelet e ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar, por që do të ketë një platformë të veten, e cila u zhvillua në bashkëpunim me prodhuesin kinez të veturave, Great Wall.

Sa i përket Mini Cooper-it të ri elektrik, do të prodhohet vetëm një version me tre dyer, MINI Aceman “crossover” të ri – i cili do të ngarkohet me detyrën e veturës me 5 dyer.

MINI Convertible aktual prodhohet në Holandë, por prodhimi në atë vend do të përfundojë me prezantimin e modelit të ri.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-