Sot në Ministrinë e Mbrojtjes vjen në vizitë zyrtare Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Rasko Konjeviç, me delegacionin e tij të lartë.
Me këtë rast, ai në ora 09:00, do të pritet me ceremoni ushtarake nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe delegacioni i tij, ku më pas do të ketë takime në mes tyre dhe në nivel të delegacioneve.
Në fund, pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, të dy ministrat do të adresohen me deklaratë për media.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.