Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka vizituar dy komuna në veri.
Ai është takuar me nënkryetarin e Zubin Potokut, Vedat Mehmeti dhe atë të Zveçanit, Florim Kelmendi.
Krasniqi nga afër u njoftua për procesin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët si dhe vizitoi shkollën në fshatin Çabër.
“Me nënkryetarin e Komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi, vizituam zyrën e gjendjes civile dhe u njoftuam nga afër për procesin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët. Me zëvendëskryesuesin e Komunës së Zubin Potokut, Vedat Mehmeti vizituam shkollën në fshatin Çabër”, tha Krasniqi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

