Sistemi i arsimit në Kosovë, vazhdon të përballet me shumë sfida dhe vështirësi. Reformat në mësimdhënie, vitet e fundit kanë qenë temë debatesh nga më të ndryshmet.
Sektori i Arsimit vazhdon të mbetet një nga sferat më të kritikuara dhe më të ndjeshme shoqërore në Kosovë. Vështirësitë me të cilat përballet arsimi në Kosovë janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga mungesa e infrastrukturës së mjaftueshme shkollore, performanca e dobët e mësimdhënësve, mungesa e buxhetit të mjaftueshëm për trajnimin e mësimdhënësve, materialet mësimore të papërshtatshme për planprogramin e re dhe mungesa e mekanizmave për sigurimin e cilësisë.
Për pasojë, suksesi i çfarëdo përpjekjeje për përmirësimin e arsimit përmes intervenimeve në njërën nga këto nën-fusha ndërlidhet ngushtë me dhe varet nga përparimet në nën-fushat e tjera, pasi që të gjitha nënfushat ndërlidhen mes vete.
E për të menjanuar këto probleme dhe për të rritur cilësinë në arsim, Ministria e Arsimit e udhëhequr nga Ramë Likaj po pralinifikon krijimin e një instituti për vlerësimin dhe trajnimin e mësimdhënësve kosovar.
Ramë Likaj në emisionin ‘Amfiteatër’- i prodhuar nga FaktePlus e që transmetohet në RTK, ka thënë se po planifikohet të ndërtohet qendra e madhe e trajnimeve dhe vlerësimeve të mësuesve.
Likaj në këtë intervistë thekson se cilësia në arsim duhet të përmirësohet ku sipas tij kjo mund të arrihet me themelimin e një qendrejeje të tillë. Ai për ‘Amfiteatër’ pohon se duhet evidentuar pikat e dobëta të cilët mund të jenë tek mësimdhënësit. Ndër të tjera, Likaj ka shpjeguar hapat që do të jenë gjatë vlerësimit të mësimdhënësve.
“ Planifikojmë ta thëmelojmë një qendër të vlerësimeve, jemi duke ndërtuar një Institutë të tillë ku do të ofrohen trajnime dhe vlerësime të ndryshme për mësimdhënësit dhe ndonjë vlerësim apo testim të përformancës së tyre ku do të shërbej mjaft mirë. Ne e kemi këtë në program si Aleancë, e cila do të ndikonte në cilësin e arsimit. Mësimdhënësit janë të kualifikuar por për të kaluar nga një licencë në një tjetër ata duhet të nënshtrohen vlersimit.
Ai tutje tha serezultatet e vlerësimeve nuk do të bëhen publike, sipas tij qëllimi është që të matet përformanca e mësimdhënësve në fushat e tyre.
“ Nga ana tjetër ne duhet të masim përformancen dhe qëllimi nuk është që të sanksionojmë por të evidentojmë pikat e dobëta të tyre. Të dhënat e tilla të vlerësimeve nuk do të bëhen publike por do t’i kumtohen vetëm mësimdhënësit. Por nëse një mësimdhënës dështon tri herë atëherë do të diskutohet përformanca e tij”, tha ministri i arsimit në detyrë, Ramë Likaj.
Planin e MASH, po e kundërshton SBASHK-u të cilët thonë se testimi i mësimdhënësve nuk është i duhur.
Krehu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari për ‘Amfiteatër’, ka thënë se nuk duhet testuar aftësitë e mësuesve pasi që ata janë testuar gjatë shkollimit të tyre.
Jashari thekon se përcjellja e mësimdhënies përmes inspektorëve do të ishte rruga e duhur.
“SBASHK-u vazhdon ta kundërshtojë testimin për mësimdhënsit, ata i kanë testuar aftësitë gjatë shkollimit të tyre në fakultete. Ne kemi kërkuar që departamenti i inspektorëve të kontrollojë mësimdhënësit në orë të mësimit. Ata duhet të bëjnë një vlerësim për mësimdhënësit sepse ndryshe nuk do të ishte e rrugës të testohen ata. Kushdo që dëshiron të provoj mësimdhënsit a po punojnë, le të provojnë me inspektor në një orë mësimi. SBASHK-u nuk i mbron ata që kanë gabuar profesionin, nëse ai nuk është i mirë le të largohen nga procesi mësimor”, tha Jasharaj.
Kosova prek fundin e listës në testin ndërkombëtar për matematikë
Kosova shumë herë është renditur keq në organizatat ndërkombëtare në arsim.
Kosova është renditur e 49’ta në matematikë, si dhe e 52’ta në shkencë, nga gjithsej 58 shtete pjesëmarrëse, në testin ndërkombëtar TIMSS. Nxënësit e shkollave të Kosovës kanë shfaqur rezultate të dobëta në fushën e matematikës dhe shkencës, fusha këto në të cilat mat aftësitë testi ndërkombëtar TIMSS.
Sipas të gjeturave, në matematikë nga gjithsej 1000 pikë, nxënësit e Kosovës kanë marrë 444 pikë në matematikë, 56 pikë më pak se mesatarja ndërkombëtare dhe 181 pikë më pak se vendi i parë. Në raportin e MASHT’it, prindërit kosovar thuhet se renditën në vendin e pestë në botë për perceptimin pozitiv ndaj shkollës. Mësimdhënësit kosovar, njoftohet tutje në raport, janë më të kënaqurit në botë me profesionin e tyre. 94 % e tyre janë shprehur shumë të kënaqur me profesionin e mësimdhënësit.
Në vlerësimin ndërkombëtar PISA, Kosova në matematikë kishte arritur 366 pikë, teksa në vlerësimin TIMSS ka marrë 444 pikë. Ndërkaq, në shkencë, te PISA, Kosova kishte 365 pikë, teksa në TIMSS ka 413 pikë./FaktePlus
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.