Mirënjohja për mirësitë e shumta

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Transmeton
Aisheja r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. falej natën derisa këmbët i ënjtshin.
Ajo e pyeste: “O i Dërguari i Allahut, përse lodhesh aq shumë? Allahu të
ka ruajtur nga gabimet? Ndërsa i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i tha: “A të
mos jem rob falënderues?!”

Gjithashtu Aisheja r.a. transmeton se kur i Dërguari i Allahut s.a.v.s shihet diçka që i pëlqente thoshte: “Falënderimet i takojnë Allahut me mirësitë e të Cilit plotësohet çdo gjë e mirë.” Kur shihte diçka që nuk i pëlqente thoshte: “Falënderimet i takojnë Allahut xh.sh. për çdo gjendje.”

Tregohet se një sulltan e pyeti vezirin e tij pse nuk ndjehet i lumtur edhe pse ka gjithçka që dëshiron, ndërsa shërbëtori i tij gjithmonë është i buzëqeshur edhe pse jeton shumë modest. Veziri e këshillon që atë natë shërbëtorit të tij t’i dërgoj 99 dukat por  t’i shkruaj se i dhuron 100 dukat. Të nesërmen shërbëtori erdhi në punë i mrrolur dhe i pikëlluar. Gjatë natë kishte gjetur qesen me 99 dukatë, por deri në mëngjes me familjen kishte kërkuar dukatin që mungonte. Veziri i tha sulltanit; “Arsyeja se pse njerëzit janë të pa lumtur është për shkak se ata nuk shohim mirësitë e shumta që Zoti u ka dhënë, por gjithmonë kërkojnë ato gjëra që nuk u ka dhënë.

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-