Është gjetur një mjet i pashpërthyer në fshatin Vraniç të Dragashit. Policia njofton se mjeti i pashpërthyer është gjetur në parcelën e një banori të këtij fshati.
“Ankuesi mashkull ka raportuar se gjatë kryerjes se disa punimeve në një parcelë ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes a-6″, njofton Policia e Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes njësiti i FSK-së për deminim i EOD mjetin e dyshimtë e ka larguar në mënyrë të sigurt”. (Opoja.net)
//
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.