Opoja.net

Modeli i jetës

Islame
Modeli i jetës

Çdo njeri, sidomos muslimani, ka nevojë për
dike në të cilin do të merr shembull. Natyrisht, personi në të cilin merr
shembull, padyshim duhet të jetë më i ditur, më i moralshëm, më i sinqertë …
nga personi i cili e shikon. Përveç kësaj, çdo musliman duhet të synojë më të
mirën në çdo aspekt të jetës së tij, dhe për të pasur sukses në këtë ai, është
e pashmangshme që të njihet me njeriun, i cili e ka plotësuar moralin e tij dhe
i cili është njeriu më i mirë që nga Adami (a.s.) e deri në Ditën e Gjykimit.
Sigurisht, ai nuk është askush tjetër përveç se pejgamberi fisnikMuhamedi
(savs). Duke iu drejtuar të preferuarit të Tij Allahu i Madhërishëm thotë:

“Dhe, me të vërtetë, ti je me virtyte të
mëdha.”
(el-Kalem, 4)

Zoti i të gjitha botëve, Allahu i Madhërishëm,
u ka dhënë disa gjërave avantazh mbi të tjerave, dhe i ka bërë më të mira, më
të përsosura, më të shenjta dhe e ka lartësuar kujtimin e tyre më shumë se të
tjerat, dhe i njëjti rast është edhe me krijesat e Tij. Kështu p.sh. Xhibrilin
e ka ngritur mbi të gjithë melekët tjerë, Mekën mbi vendet e tjera në Tokë, Kuranin
mbi librat tjerë, ramazanin mbi muajt tjerë, të premten mbi ditët tjera të
javës, natën e Kadrit mbi netët tjera, kurse pejgamberin Muhamed (savs), e ka
ngritur mbi pejgamberët tjerë, mbi të gjithë njerëzit tjerë, dhe në fund, mbi
të gjitha krijesat tjera. Për këtë arsye, Muhamedi (savs) është krijesa më e
mirë e Allahut të Madhërishëm!

Pasi që e kuptuam këtë fakt, çdo mendim dhe çdo
zgjedhje e modelit tonë duhet të ndalet, sepse zgjedhja jote dhe e imja e
modelit është –pejgamberi fisnik Muhamedi (savs), krijesa më e mirë dhe i
dërguari më i mirë të Allahut! Allahui Plotfuqishëm me të e ka vulosur mision e
pejgamberisë,duke e dërguar atë për arabët dhe jo arabët, për të gjithë
njerëzimin, për të gjithë njerëzit dhe xhinët. Imam Shafiu (r.h.)ka thenë:

“Sikur Allahu të shpallte për njerëzit dhe
xhinët vetëm suren el-Asr, do të ishte e mjaftueshme.”

Që të mund ta ndjekim shembullin e Pejgamberit
(savs), është e pashmangshme që ta njohim jetën e tij, veprimet dhe fjalët.
Është e nevojshme tadime se çka ka folur, si ka vepruar dhe si është sjellur në
segmente të ndryshme të jetës. Allahu i Plotfuqishëm i ka dëshmuar Muhamedit
(savs),moral apo karakter të jashtëzakonshëm, siç u theksua në ajetin e
lartpërmendur, atëherë,kush mund të jetë më krenar dhe më i lumtur se ti vëllaiim,
si pauses i qenies më të mirë? Jemi të obliguar çdo ditë t’i lexojmë tekstet e
Kuranit dhe Hadithit, si dhe të historisë Islame, në mënyrë që sa më mirë ta
njohim Pejgamberin (savs), dhe ta ndjekim dhe imitojmë në mënyrë sa më të përpikët.

Allahu i Madhërishëm, në Kuran thotë:

“Ju, me të vërtetë, Pejgamberin e Allahut e
keni shembull të mrekullueshëm, për atë që i druan Allahut dhe Ditës së
Kijametit, dhe i cili e përmend Allahun shumë.”
(el-Ahzab, 21)

Mirëpo, i Dërguari i Allahut, do të jetë modeli
ynë vetëm atëherë kur ta njohim. A e dime nese çka ka punuar ai, si është
sjellur me të tjerët, si ka folur, si është qeshur, si ka ngrënë, si ka pirë,
si është ulur, si ka ecur, si është mahitur, si është dukur, si ka qenë si
bashkëshort, siprind, si udhëheqës shteti? Le ta pyesim veten vëllezër, se a e
njohim me të vërtetë modelin tonë dhe autoritetin tonë më të madh, pejgamberin Muhamed
(savs)?

Ju të cilët jeni prindër dhe bashkëshortë, ju
që jeni ekonomistë, edukatorë, mësues dhe profesorë, zyrtarë dhe udhëheqës të
shtetit, mjekë dhe pacientë, juve të gjithëve ju nevojitet modeli dhe
autoriteti suprem, dhe për të gjithë juve, pa marrë parasysh shumëllojshmërinë
e profesioneve tuaja, modeli më i mirë është Pejgamberi (savs). Le t’i shikojmë
njerëzit më të mirë, ata të cilët më së shumti dhe më së miri e kanë ndjekur Muhamedin
(savs), dhe do të shohim se Allahu ua ka hapur të gjitha thesaret e kësaj bote,
ata kanë qenë njerëzit më të suksesshëm në historinë e njerëzimit, dhe përveç
kësaj,edhe besimtarët më të mirë, si dhe pronarët e kopshteve të xhenetit. A
nuk janë ata, sahabët (shokët) e Pejgamberit (savs)? A u bënë ata, duke ndjekur
atë, njerëzit më të mirë të njerëzimit? Muhamedi(savs) thotë:

“Njerëzit më të mirë janë gjenerata ime,
pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata pas tyre”
(Buhariu, nr. 3451)

Dijetarët tanë, Allahu i mëshiroftë, thonë: “Ju
nuk do të keni ndonjë problem e që nuk do të gjeni se edhe Pejgamberi (savs) ka
pasur një problem të tillë, ose më të madh, andaj shiko se si ai (savs), është sjellur
me atë problem!”
Le t’i shikojmë vetëm disa nga sprovat nëpërtë cilat ka
kaluar i Dërguari dhe i dashuri i Allahut dhe njeriu më imirë (savs).

● Ai është lindur jetim! Babai i tij,
Abdullahu, vdiq disa muaj para lindjes së tij. Pra, ai kurrë nuk e kishte parë
babain e tij. Nëna i kishte vdekur kur ai ishte vetëm 6 vjeç. Edhe përkundër
kësaj, para se të bëhej pejgamber është quajtur el-Emin (besniku).

● Ai ka jetuar si i varfër!I ka ruajtur delet e
pasanikëve të Mekës për një përfitim të vogël dhe kështu ka fituar për të
jetuar.

● Është sulmuar haptas,nga ana e të afërmve të
tij për shkak të thirrjes në fenë e Allahut! Xhaxhai i tij, Ebu Lehebi,e ka përndjekur
dhe torturuar, pastaj, një nga miqtë e tij më të mirë deri atëherë, Ebu
Sufjani, e ka përçmuar, e ka fyer, e ka torturuar, etj.

● Gjatë jetës i ka humbur 6 nga gjithsej 7
fëmijët e tij! Para tij kanë vdekur vajzat e tij: Zejnebja, Ummu Kulthumi dhe
Rukajja, pastaj djemt e tij, Kasimi, Abdullahu dhe Ibrahimi! E vetmja nga
fëmijët e tij, e cila ka mbijetuar është vajza e tij Fatimja (r.a.).

Kush prej nesh ka kaluar nëpër të gjitha këto
vështirësi e edhe shumë më tepër përveç tyre? Kush prej nesh u është nënshtruar
torturave, talljeve, provokimeve, akuzave për gënjeshtër, kushnga ne është
dëbuar, burgosur, torturuar?

Kujt prej nesh i ka ndodhur t’i vendosin këmbën
në qafëapo mbi të të hedhet plonci i qelbur të devesë? Pak kush i ka përjetuar të
gjitha këto nënçmime dhe vështirësi! Megjithatë, le të shohim se si i ka
përballuar të gjitha këto dhe si është sjellur në të gjitha këto Pejgamberi ynë
fisnik (savs)!

Duke lexuar dhe studiuar biografinëe Muhamedit
(savs), ne mësojmë si të jetojmë, si të sillemi, si të mbijetojmë në këtë botë si
musliman dhe në krye të të gjithave, se si të arrijmë te qëllimi final – xheneti!

Në të vërtetë, të folurit për jetën e pejgamberit
Muhamed (savs), e ngrit moralin e besimtarit, iafreskon dhe pastron shpirtin, e
bën të jetojë ashtu siç ka jetuar ai (savs), dhe kjo mënyrë e jetesës është
çfarë e do Allahu i Madhërishëm, dhe me të cilën Ai është i kënaqur. Kjo është
jeta e cila të lartëson në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe kurrsesi nuk
është jeta e cila të poshtëron! Nëse jetojmë duke e marrë shembull jetën e
Pejgamberit(savs), do të jetojmë një jetë të qetë, të ndershme, të lumtur, me
iman në të vërtetën dhe në thirrje të ndershme në fenë e lartë të Allahut! Pra,
e tillë ishte jeta e Muhamedit (savs)!

Nëfund, po e përmbyllim me këtë thënie të Pejgamberit
(savs):“Kushdo që më dërgon mua një salavat, Allahu atij ia dërgon 10
salavate, ia shlyen 10 mëkate dhe e lartëson për 10 shkallë!”
(Sunen en-Nasai, 1297)

Sal-lallahu alejhi ve sel-lem!

Përkthim: Miftar Ajdini

Letër vëllazërore hoxhallarëve

Linda Guraj

Brengat dhe trishtimi na zbulojnë atë që lumturia dhe mirëqenia nuk munden

Linda Guraj

Bëni nënën tuaj të lumtur, do t’ju lumturoj Allahu

Linda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net