Niveli më i lartë i njerëzisë është
që njeriu mos të dëshirojë për tjetrin atë që nuk e dëshiron për vete, pavarësisht nga dashuria apo urrejtja
Në Fakultetin Juridik, profesori hyri në sallën e ligjërimit, pastaj ia bëri me shenjë një studenti dhe e pyeti: – Si quhesh?
Studenti ende nuk arriti t’i përgjigjet në pyetje, kurse profesori, për habinë e të gjithë studentëve të pranishëm, filloi t’i bërtas dhe e dëboi nga salla.
Pastaj tha: “Po e fillojmë mësimin. Më thoni cili është qëllimi i ligjit?”
Një student u përgjigj: “Qëllimi i ligjit është që mos të përhapen gjërat e këqija në shoqëri.”
Profesori tha: “Jo!”
Studenti i dytë u përgjigj: “Qëllimi i ligjit është që krimineli (keqbërësi) të dënohet, përkatësisht, ta paguajë çmimin e krimit të tij.”
Profesori përsëri tha: “Jo!”
Studenti i tretë u përgjigj: “Qëllimi i ligjit është që të mbizotërojë drejtësia.”
Atëherë profesori tha: “Ky është qëllimi i vërtetë i ligjit, që të mbizotërojë drejtësia!”
Pastaj i pyeti studentët: “A jeni të sigurtë se kam vepruar drejt ndaj kolegut tuaj?”
Ata u përgjigjën: “Jo, ti nuk ke vepruar drejtë!”
Profesori tha: “Pra, unë paskam bërë padrejtësi ndaj kolegut tuaj?”
Ata thanë: “Po.”
Atëherë profesori u tha: “Ju e patë kriminelin me sytë tuaj, dhe të gjithë heshtët, askush prej jush as gishtin e tij nuk e lëvizi për ta vendosur drejtësinë. Nesër do të bëheni juristë dhe avokatë, mos e mbroni shtypësin, edhe nëse ju paguan, dhe mos e kundërshtoni të drejtin, edhe nëse është kundërshtari juaj. Nuk kam asgjë për të shtuar. Ky ishte mësimi i sotëm.”
Në fakt, ky është një mësim për tërë jetën, dhe jo vetëm për një ditë.
Jeta për çdo ditë na vendos në provim, në të cilin në pyetje janë principet dhe parimet tona, dhe më shumë janë ata që bien në këtë provim sesa ata që e kalojnë. Kur të gjenden së bashku fitimi dhe parimet, shumica e njerëzve i zgjedhin parimet nëse rasti ka të bëjë me njerëzit e tjerë, por kur rasti ka të bëjë me vetë ata, atëherë kryesisht e zgjedhin fitimin personal dhe i japin përparësi para parimeve.
Gjëja më e keqe që njerëzit e bëjnë është që të jenë kundër kryerësit ose në anën e tij, dhe jo kundër veprës ose për veprën.
Fisnikëria kërkon gjykim objektiv edhe ndaj atij që është gabim, edhe ndaj atij që ka të drejtë, pavarësisht se kush e ka bërë gabimin.
Gabimi është gabim, edhe nëse e ka kryer ai që e ne duam, ndërsa veprimi i drejtë është veprim i drejtë, edhe nëse vjen nga ai që ne e urrejmë.
Personi që nuk e mbron drejtësinë si të tillë, dhe i cili nuk ngrihet kundër padrejtësisë si të tillë, është i privuar nga një pjesë e madhe e njerëzisë së tij.
Çdo padrejtësi që e shohim dhe nuk lëvizim për ta ndryshuar, edhe pse jemi në gjendje për ta bërë, ne jemi bashkëpunëtorë në atë padrejtësi. Dhe çdo poshtërim në të cilin dikush është ekspozuar para syve tanë, dhe ne nuk e mbrojmë atë, edhe ne marrim pjesë në atë poshtërim.
Niveli më i lartë i njerëzisë është që njeriu mos të dëshirojë për tjetrin atë që nuk e dëshiron për vete, pavarësisht nga dashuria apo urrejtja.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.