Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të ketë mot me vranësira dhe reshje shiu, shkruan Gazeta Sinjali.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme./Gazeta Sinjali/
