Demokracia përbëhet nga shumë komponente, sundimi i ligjit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, liria e shprehjes, liria e organizimit, etj., janë bazë e funksionimit të çdo demokracie. Mosfunksionimi i secilës nga këto, bënë që demokracia të jet e brisht dhe shteti të ketë probleme.
Protesta është një nga mjetet demokratike të shprehjes së paknaqësis në demokraci, por jo dhuna dhe aktet e ndryshme vandale, që shpeshherë ndodh t’i shohim në protesta.
Me këtë rast, veprimet vandale të Lëvizjes Vetëvendosje nuk arsyetohen në asnjë mënyrë, sulmet me gurë ndaj policisë janë aktete të pa pranueshëme për çdo qytetar, dhe pa dyshim, janë dëmtues të demokracisë.
Veç kësaj, gjuha politike, është tregues i kulturës politike të një vendi, si edhe një matës i mirë i zhvillimit të demokracisë.
Gjuha e tillë, çfarë u përdor nga Blerand Stavileci, ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, është tregues i qartë i mendësis politike që është ndërtuar përgjatë viteve, është tregues i qartë i luftës politike të pakompromis për të mbetur në pushtet, dhe tregues i qartë i kulturës politike që dita ditës po degradon.
Frika nga lënia e pushtetit, frika nga zbulimi i një mijë të zezave të bëra gjatë qeverisjes, siç duket, u kanë humubur kontrollin e komunikimit një pjese të politikanëve.
Është mirë që komunikimi publik të mos degradoj dhe të mos jetë nxitës i urrejtjes në shoqëri. Pluralizmi politik nuk nënkupton armiqësi ndërmjet partive, por, konkurrencë idesh dhe projektesh për zhvillim të komunës, shoqëris dhe shtetit. Andaj, edhe komunikimi publik nuk duhet të jetë i tillë çfarë e shohim shpeshherë. Demokracinë e brisht që kemi, është mirë ta ndërtojmë dhe jo ta lëndojmë edhe më shumë.
Autor: Fatmir Halili – Është Kryetar i ‘Nisma për Kosovën’, dega në Dragash dhe ish-kandidat për Kryetar të komunës së Dragashit.
(Shkrimi në këtë artikull nuk shpreh qëndrimet dhe opinionet e redaksisë së Portalit “Opoja.net“. E gjithë përgjegjësia e shprehjeve, bie mbi autorin e këtij opinioni).
Dërgoni edhe ju opinionin tuaj në këtë email: info@opoja.net)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.