Vëllezër të dashur, xhemat i respektuar!
Ekzistojnë dy këshilltarë, paralajmërues; njëri flet, kurse tjetri
heshtë.
Paralajmëruesi (vaizi) i cili flet është Kurani, kurse ai i cili
heshtë është vdekja.
Ka thënë Pejgamberi (savs): “Ne
për çdo ditë jemi në kontakt edhe me njërin, edhe me tjetrin!”
Duke qenë të pajisur me mendje dhe arsye, ne e
kemi obligim ta dëgjojmë porosinë, e cila deri te veshët tanë na vjen si fjalë
e Zotit (Kuranin), por, gjithashtu, jemi të obliguar ta dëgjojmë edhe porosinë
e cila deri te ‘veshët tanë’ na vjen duke e shikuar botën përreth nesh.
Kurani neve në mënyrë të qartë, të kuptueshme e të padyshimtë na
paralajmëron se çdo krijesë ka fillim dhe mbarim. Është interesante të vërejmë
se në realitet vetëm ‘fundi’ ynë, nuk është fund, por është ‘kthim’.
Përcjellja e përditshme e të vdekurve, e vëllezërve dhe motrave
tona, edhepse në heshtje, na paralajmëron neve në mënyrë të qartë, të
kuptueshme e të padyshimtë se është i sigurt dhe i pashmangshëm momenti edhe i
shkuarjes sonë, se do të vjen dita, kur edhe neve do të na përcjellin.
Besimtarit nuk guxon t’i ndodhë që ta përcjell vëllanë, motrën e
vdekur, fqinjin, xhematliun e që nga kjo të mos merr mësim. Ai merr mësim,
sepse beson dhe e di se kjo nuk është zhdukje, por është shpërngulje. Ne e
përcjellim trupin, ia kthejmë burimit të tij – tokës. E lëshojmë në shtëpinë e
cila quhet varr (ar. kabr), kurse atje askush, pavarësisht se çka ka qenë në
dynja, nuk merr asgjë të kësaj bote. Çdo kush me vete merr vetëm veprat e tij
dhe besimin e tij.
Për të qenë jeta në këtë botë e lumtur, kurse shoqëria e
rregulluar, është e domosdoshme që njerëzit të jenë të vetëdijshëm, që ta dinë se
nuk është vetëm kjo jetë e kësaj bote, por që kjo është vetëm një pjesë e jetës
sonë, e cila përmes vdekjes kalon në përhershmërinë tonë.
Pejgamberi (savs), duke dashur që të jemi të paralajmëruar, që të
jemi të vetëdijshëm, se dynjaja është vetëm një fazë e jetës sonë, dhe jo e
tëra, na inkurajon që përveç rastit të përcjelljes së të vdekurve, edhe vizitën
e varrezave ta marrim si paralajmërim shtesë, që të vetëdijesohemi për
kalueshmërinë tonë, që përsëri të pyesim:
‘Çka është vlera në të vërtetë?’
‘Çka është ajo, që në jetën e amshueshme, do të na bëjë të lumtur?’
Vizita e varrezave ju bën mirë edhe të vdekurve, edhe të
gjallëve.Prandaj, pejgamberi Muhamedi (savs), na inkurajon që t’i vizitojmë
varrezat, meqë rast, ndalesën e vizitës së varrezave, e cila ishte aktuale në
fillim të Islamit, e shfuqizoi dhe e abrogoi.
Transmetohet nga Burejde (r.a.) se Pejgamberi (savs), ka thënë:“Ju
pata ndaluar t’i vizitoni varrezat, por tash, vizitoni ato!”Sepse kjo na përkujton
ahiretin, na përkujton kalueshmërinë tonë.
Dobia për të gjallët nga vizita e varrezave, konsiston në faktin se
aty do të paralajmërohemi, do të ia kujtojmë vetes, se edhe vetë do të
shtrihemi në dheun e ftohtë e të lagësht, dhe do të bëhemi ushqim për krimba.
Në shumë transmetime, të cilat i shënojnë Ebu Davudi, Nesaiu,
Hakimi, theksohen shumë dobi nga vizita jonë që ju bëjmë varrezave, p.sh.
thuhet se kjo njeriun e shtynë që të bëjë vepra të mira, ia përkujton
kalueshmërinë e tij, zemrat njerëzore bëhen të ndjeshme dhebëhen më të përgatitura
për ta pranuar vërejtjen dhe këshillën.
Vëllezër të dashur!
Edhe të vdekurit kanë dobi nga vizita jonë që ju bëjmë varrezave.
Kjo dobi e tyre pasqyrohet me selamin që ua japim, dhe me lutjen që ia
drejtojmë Allahut të Plotfuqishëm, në të cilën i lutemi që t’i mëshirojë ata
dhe t’ua falë mëkatet.
Është rregull fetar, që kur të hyjmë në varreza, të japim selam. Ne
e dimë, sepse Pejgamberi (savs), na ka mësuar, se ata në selam na përgjigjen,
por ne këtë nuk e vërejmë, nuk e hetojmë!
Hz. Aishja (r.a.), e ka pyetur Pejgamberin (savs), se si t’ju
drejtohet të vdekurve?Ai ka thënë:“Thuaj: ‘Selami, paqja qoftë mbi banorët e
këtyre shtëpive (varreve), besimtarëve dhe muslimanëve! Allahu ju mëshiroftë
juve që keni vdekur dhe ata që do të vdesin. Edhe ne, me siguri, do të ju
bashkëngjitkemi juve!”
Vëllezër të dashur!
Feja jonë nuk e feston vdekjen, ajo e feston jetën. Feja jonë na
mëson neve që ne asgjë të mos investojmë në vdekje, por gjithmonë dhe
ekskluzivisht, të investojmë vetëm në jetë.Së këndejmi, nga burimet e fesë sonë
ka dalë këshilla që thotë: “Mos e përgatit varrin për vete, por veten për
varr!
Ka njerëz që fare nuk kanë varr, i ka marrë uji, i ka djegë zjarri,
i ka ngrënë bisha, por ata nuk janë zhdukur. Është zhdukur trupi i tyre, sikur
që do të zhduket edhe ai që ne e vendosim në varr. Shpirti dhe ajo që udhëton
me të, nuk zhduken.
Ekziston mundësia, siç na mëson feja, se edhe pasvdekjes, në varr
të na arrijnë veprat e mira. Shumë herë e kemi dëgjuar hadithin, në të cilin
flitet për: Sadakën e vazhdueshme, për njeriun i cili pas vetes kalënë vakëf
pronë, ose dituri, ose fëmijë të edukuar mirë. Kur fëmija, fëmija yt, vjen te
varri, bën lutje për ty, i lutet Allahut të Plotfuqishëm për të falur dhe
mëshiruar ty, kur ta lexon një Fatiha,dhe të tjera, këto janë vepra të mira, të
cilat do të regjistrohen në llogarinë tënde edhe pas shkuarjes tënde nga kjo
botë.
Pasiqë në sjelljen tonë ndaj varrezave, gjithnjë e më shumë, po zë
vend hapësira, duhet të theksohet se nuk ke arritur t’i edukosh fëmijët në
Islam, në fenë tonë fisnike – nëse ta betonojnë varrin, nëse mbi varr ndërtojnë
varrezë, objekt – sepse kjo as të vdekurit as të gjallit, askujt nuk i sjell
asnjë dobi. Ai mermeri, apo betoni, çdo gjë përveç nishanit të zakonshëm, as
babait tënd të ndjerë, as nënës tënde të ndjerë, as fëmijës tënd të ndjerë, dhe
asnjërit nga të ndjerët tuaj nuk i sjell kurrfarë dobie, kurse neve, neve na
sjell dëm!
Imagjinoni, nëse në vend se në atë mermer, në vend se në atë beton,
ato qindra ose mijëra euro, t’i kishe ndarë për shpirt të tyre, t’i kishe
investuar në ndonjë hajrat, do të kishin dobi edhe ata në jetën e varrit (në
berzah), ata në varr, por edhe ne të gjallët.
Pejgamberi (savs), ka thënë: “Në ëndërr e kam parë një njeri, i
cili në Ditën e Gjykimit mbrohej nga zjarri, nga flaka e xhehenemit, por erdhi
sadaka dhe e mbrojti.”
Jo shumë moti, kam kaluar pranë një varri, ku fëmijëtpo ia
betononin varrin e babait të tyre. Unë i pyeta: Sa kushton kjo? Ata më thanë:
Kushton 700 euro!
Një kompani ishte kontraktuar për t’i kryer punët e betonimit.
Unë ju thashë: Ekziston numër i pafund i mënyrave për t’i hedhur
të hollat në asgjë! Njëra nga mënyrat më të shprehura, të mos them, më të
marra, është kjo që po bëni ju!! Sepse kjo, nuk i sjell dobi askujt, kurse
neve, na e vështirëson pastrimin e varrezave, na e vështirëson mirëmbajtjen e
tyre dhe e shëmton pamjen e tij. Me ato mermerë dhe betone, ato varrezat tona
gjithnjë e më shumë po duken se të jenë varreza të huaja.
I lutemi Allahut të Plotfuqishëm që të na ndihmojë! Amin!
Përkthim me përshtatje:[1]Miftar
Ajdini
[1]) https://akos.ba/izet-camdzic-ne-pripremaj-kabur-za-sebe-vec-sebe-za-kabur/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.