MOS U FRIKËSO DHE MOS IK

Opoja.net Opoja.net Uncategorized

Jeta është e stërmbushur me vështirësi, por ballafaqoji ato. Kurse çdonjëri nga ne e ka dhimbjen e vet të veçantë.

Askush nuk e di sasinë e mundimeve të tua. Askush nuk mund të të gjykojë për thellësinë e dhimbjeve të tua që të mundojnë. Dhe ti nuk mundesh askujt t’ia bartësh ndjenjat të bashkëjetoni me to. Nganjëherë ndodh që as vetes nuk mundesh t’ia pranosh një gjë të tillë.

Problemet që na mundojnë munden të të lidhin, të t’i ftohin ndjenjat, të të dehin dhe të të bëjnë të paaftë. Mos u frikëso. Mos ik. Ballafaqoju me situatën. Vetëm se ki besim se mund ta bësh një gjë të tillë. Kur bën gabim, shëroje atë sa më shpejt që mundesh.

Kur ndien dhembje, shprehe ashtu si e ndien. Kur ndodh një keqkuptim, diskutoje derisa të qartësohet në mendjet e të tjerëve. Kur ndodh një problem, puno që ta zgjidhësh. Koha më e mirë është tani. Kurse personi i përshtatshëm je vetë ti.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-