Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në këtë javë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell.
IHK njofton se vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa në vise me lartësi mbi 800m parashihet që reshjet e shiut të jenë të përziera me borë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9 m/s.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.