Mourinho instalon dron dhe ekran gjigant në qendrën stërvitore, ua tregon lojtarëve gabimet në kohë reale

Opoja.net Opoja.net Sport

Jose Mourinho ka vendosur elemente të reja në qendrën stërvitore të Romës, përfshirë një dron dhe një ekran të madh, në mënyrë që t’ua shfaqë në kohë reale gabimet lojtarëve të vet.

Mourinho ka vendosur të qëndrojë në kohë me teknologjinë më të fundit dhe të sjellë teknika të reja për seancat stërvitore të skuadrës së vet.

Siç shihet në videon e publikuar nga llogaria zyrtare e Romës në Twitter, Mou ka kërkuar një dron të qëndrojë në ajër mbi fushë dhe t’i xhirojë futbollistët e tij.

Kjo ia mundëson atij ta shohë në mënyrë të përsosur formën dhe lëvizjet e lojtarëve të tij nëpër pozita në fushë.

Kjo nuk është diçka e re, sepse Maurizio Sarri e kishte përdorur këtë metodë sa ishte trajner i Napolit para disa viteve.

Por ndryshimi me Mourinhon është se ai e ka edhe një ekran të madh në mur të qendrës stërvitore në Trigoria.

Në këtë mënyrë, ai mund ta ndalë stërvitjen për një pushim të shkurtër dhe t’i lejojë lojtarët t’i shohin gabimet e veta pak pasi t’i kenë bërë.

Ky është një përdorim i dobishëm i teknologjisë për t’i ndihmuar atij t’ia mësojë taktikat ekipit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-