Mourinho kërkon Xhakan te Roma, e telefonon shqiptarin

Opoja.net Opoja.net Sport

Roma po punon me hapa të shpejtë për të siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar Granit Xhaka, raporton Sinjali Sport.

Transferimi i Granit Xhakas në Romë duket se do të mund të ndodhë shpejtë.

Kjo pasi shqiptari po pëlqehet nga Mourinho dhe Tiago Pinto dëshiron ta përmbyll marrëveshjen sa më shpejtë që është e mundur.

Sipas “Corriere dello Sport”, Pinto dëshiron të mbyll marrëveshjen para Kampionatit Evropian, në mënyrë që të evitojë rritjen e çmimit të Xhakës, pasi dihet se ai luan mirë tek Zvicra.

Arsenali dëshiron 25 milionë euro, ndërsa Roma ka ofruar 13 deri tani. Megjithatë një marrëveshje prej 18 milionë eurosh plus bonuset po shihet si gjëja më reale që do të mund të ndodhte.

Sipas artikullit, Mourinho e ka thirrur dhe ka biseduar në telefon me Xhakën për t’i shprehur besimin që ka në të.

Mourinho kishte vlerësuar Xhakën edhe para dy vitesh duke thënë se ai është lider i vërtetë në mesfushën e Arsenalit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-