Opoja.net

MSh: Qytetarët të cilët vijnë në Kosovë nuk kanë nevojë të testohen

MSh: Qytetarët të cilët vijnë në Kosovë nuk kanë nevojë të testohen

Ministria e Shëndetësisë sqaron se asnjë qytetar që kthehet nga vendet e tjera në Kosovë dhe që ka vendbanim në Kosovë nuk ka nevojë që me rastin e hyrjes në vendin tonë të këtë PCR test negativ, përcjell Ekonomia Online.

“Ministria e Shëndetësisë i hedh poshtë dezinformatat qëllimkëqija të individëve të papërgjegjshëm që për protagonizëm vikendi dezinformojnë qytetarët lidhur me masat anti-Covid, në veçanti mërgimtarët tanë që këtyre ditëve kthehen për pushime në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

“MSh sqaron se asnjë qytetar që kthehet nga vendet e tjera në Kosovë dhe që ka vendbanim në Kosovë nuk ka nevojë që me rastin e hyrjes në vendin tonë të këtë PCR test negativ. Ky test u kërkohet atyre që nuk kanë vendbanim në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet e ranguara me “rrezik të lartë”, sipas klasifikimit që bën Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjes (ECDC)”, thuhet tutje aty.

Tutje, MSh thekson se asnjë qytetar i Kosovës që vjen në Kosovë, me apo pa PCR test, nuk i nënshtrohet kurrfarë karantine apo izolimi 14 ditor, siç dezinformohet. Ata që vijnë në Kosovë nga shtetet e klasifikuara me rrezik të lartë dhe që nuk kanë vendbanim në Kosovë, duhet të qëndrojnë për shtatët ditë në shtëpi (vetizolim) si masë parandalimi kundër përhapjes së virusit.

“Është shpifje e ulët, gjithashtu, të thuhet se qytetarët të cilët vijnë në Kosovë detyrohen të testohen këtu, aq më tepër në laboratorë private”, thotë MSh-ja.

Qytetarët të cilët nuk kanë vendbanim në Kosovë me rastin e hyrjes në Kosovë, e kanë testin e bërë në vendin prej nga vijnë, ndërsa ata që nuk e kanë këtë vetizolohen për shtatë ditë si masë kujdesi dhe në rast se manifestojnë shenja të pranisë së virusit, e kanë mundësinë që, sipas indikacioneve mjekësore të testohen në institucione publike, sikurse çdo qytetar tjetër i Republikës së Kosovës.

“Me qëllim të shmangies së dezinformimeve, MSh u bën thirrje qytetarëve që të informohen nga burimet zyrtare si Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, ambasadat tona në vendet prej nga vijnë ata dhe shërbimet e tjera institucionale lidhur me masat në fuqi që kanë të bëjnë me COVID-19 dhe të injorojnë dezinformimet që vijnë nga individë të papërgjegjshëm dhe që nuk janë të vetëdijshëm për dëmin që ua bëjnë pikërisht mërgimtarëve, duke i dezinformuar me qëllim apo nga mosdija”, thuhet në fund.

A duhet të vaksinohen fëmijët kundër COVID-19?

Opoja.net

Soda e bukës ka një efekt vërtet të mrekullueshëm për shëndetin

Opoja.net

Veprimet që duhet të bëni kur e shihni se po ju zë gripi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net