MSH tregon kur hapen teatrot, kinematë dhe a do të ketë dasma sivjet?

Opoja.net Opoja.net Lajme

Pandemia Covid-19 ka krijuar një klimë të vështirë për të gjithë, e shumë të prekur kanë qenë padyshim edhe komuniteti i artistëve.

Vazhdojnë të jenë të mbyllura teatrot e kinematë, e poashtu edhe sallat e dasmave, gjë që ka krijuar konfuzion për shumë njerëz që kanë planifikuar organizime të tilla për sivjet, shkruan Indeksonline.

Faik Hoti zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë ka sqaruar për Indeksonline, se vendimi për kinematë, teatrot sikurse edhe për ahengjet do të rivlerësohet gjatë këtij muaji.

Ai ka thënë se çdo vendim do të bazohet në situatën epidemiologjike në terren dhe rekomandimet që do ti jap IKSHPK-ja.

Andaj mbetet të shihet nga zhvillimi i situatës se si do të shkojë në vazhdim dhe gjatë muajit qershorë do të merret vendimi për hapjen apo mos hapjen e tyre.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-