Opoja.net

Mulla Osmani sulmon Resul Rexhepin e Opojës: Pozitën e sekretarit të BIK-ut e ka zënë pa i plotësuar kriteret

Mulla Osmani sulmon Resul Rexhepin e Opojës: Pozitën e sekretarit të BIK-ut e ka zënë pa i plotësuar kriteret

Imami nga Drenasi, Osman Musliu ka hedhur akuza ndaj sekretarit të përgjithshëm të BIK-ut Resul Rexhepit, për siç ka thënë ai shkelje të rregullores dhe dëmtim të rëndit në kuadër të BIK-ut.

Osmani po e akuzon Rexhepin se ka heshtur për shumë parregullsi në emër të kauzës së rrejshme “të ruajtjes së institucionit”.

Ai ka thënë për sekretarin Rexhepi se ka shkalur rregulloren e atëhershme të BIK-ut, e cila për pozitën e sekretarit në kohën kur e ka fituar Rexhepi këtë pozitë ka qenë kusht që kandidati të ketë të kryer fakultetin juridik, e jo fakultetin e sheriatit.

Osmani ka akuzuar atë se nëpunësit e tij janë të pajisur me diploma të “universitet fantom”, dhe për këtë Osmani ka thënë se ka kërkuar të zbardhët rasti, por sipas tij nuk është ndërmarrë asgjë.

Reagimi i plotë i Osmanit:

Kësaj radhe po reagoi unë Osman S. Musliu në emër të sindikatës.
Reagim ndaj përgjigjes së Resulit, në emër të sindikatës së punëtorëve të BIK-ut.

Po zotëri Resuli, ti dhe shokët e tu, të cilët dekada me radhë janë ulur në kolltuqe të nxehta nga të cilat nuk po mund të largoheni, të gjithë ata të cilët ju kundërshtojnë ose ju qortojnë për gabimet e juaja, ju nuk përtoni t`i quani me lloj-lloj emrash e llagapesh si; “ budalla”, “ të marrë”, “ armiq” të BIK-ut e të Islamit etj.etj.

Në draftimin e ri të vetëm disa neneve, për ju si të “ shenjta”, të kushtetutës-statutit të BIK-ut, ti ishe njëri prej atyre kryesorëve, sepse ke qenë në cilësinë e sekretarit, bile për dy institucionet: kryesi-kuvend, prandaj me vetëdije e ke lejuar thyerjen e rregullit dhe rendit për interesa tuaja personale.
Këtë e dinë gjithë opinioni se si keni vepruar në këtë rast, me çka jeni bërë gazi i botës. Sa anëtarë të kuvendit, të cilët atë kohë kanë votuar për ndryshimin e atyre “neneve të shenjta” të statutit të BIK-ut, i keni dërguar në haxh pa pare, a mund të na tregoni këtë?? Sigurisht, ju thoni asnjë!!
Zotëri ef. Resul Rexhepi, është shumë e saktë, se ti në cilësinë e ëretarit të “përgjithshëm” ke heshtur për shumë parregullësi në emër të një kazue tënde të rrejshme “të ruajtjes së institucionit”. Por, ne konsiderojmë, se institucioni nuk ruhet duke mbyllur sytë ndaj të keqës dhe parregullësive.
Për ty nuk kemi thënë, se ti e ke marrë diplomën falso, por kemi kërkuar që ju në cilësinë e ëretarit të kërkoni verifikimin dhe nostrifikimin e diplomave nga jashtë vendit të puntorëve të BIK-ut, por ju këtë nuk e keni bërë asnjëherë deri më sot. Në anën tjetër, ti vet ke pranuar të shkelësh rregulloren e atëhershme të BIK-ut, e cila për pozitën e ëretarit të kryesisë ka qenë kusht, që kandidati duhet të ketë të kryer fakultetin jurdik e jo fakultetin e “sheriatit”!.
Njëashtu kemi thënë, se dyshohet për dokemente të blera nga nënpunësit tuaj të cilët janë pajisur me dipoloma nga një “universitet fantom”, dhe për këtë të kemi dërguar shkresë zyrtare tek ti personalisht, përmes së cilës kemi kërkuar ta zbardhësh rastin, pse ti pra nuk e ke dërguar në gjykatë këtë shqetësim tonin, me që nuk është punë e jotja, por e ke heshtur deri më sot?!! Punë e kujt është kjo, kush e bënë arkivimin e dokumentave, ne apo ju në cilësinë e “ ëretarit të përgjithshëm”.

Ti Resul Rexhepi dhe mbarë opinioni shqiptar duhet ta dinë një të vërtetë.
“Nuk ka komunist ma i keq se komunisti antikomunist”.
Gjatë sistemit komunist ishe një komunist, në pluralizëm je nje antikomunist, prandaj nuk ja vlen me e zgjatë me ty.

Kaq këtë herë!!!

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i BIK-ut Resul Rexhepi i ka quajtur të ulëta akuzat e imamit Osmani.

“Mua me mu zgjat mandati, e pse me mua zgjat mandati, këto sene janë aq të ulta, aq të neveritshme. Shiqo unë nuk mundem me dal e mu betu dhe me bind dikë se une nuk kam ndryshu datën e lindjes. Kjo është absurd. Kushdo që do me vërtetu ekzistojnë mekanizmat dhe mund të vërtetohet nëse une kom ndryshu datën e lindjes ose jo. Kjo është budallaki, aq e ultë dhe e turpshme sa që veç atij i shkon në mend. Ejani në zyrën time dhe t’i tregoj edhe diplomën edhe letërnjoftimin. Unë nuk merrem me diploma të të tjerëve dhe nuk jam pjesë as e Medreses. Tani jam vetëm Sekretar i BIK-ut. Për më tepër do të qartësohem me një reagim posa të informohem më gjerësisht për këto akuza”, ka përfunduar ai.

86 pako ushqimore u shpërndanë nga Shoqata humanitare Opoja

Opoja.net

Në Dragash shpërndahen pako ushqimore në kuadër të projektit “Sofra e Ramazanit 2021”

Opoja.net

Urimi i kryetarit të komunës Shaban Shabani për muajin e shenjtë të Ramazanit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net