Mungesa e Planit hapësinor shkakton kaos urbanistik në Dragash

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Dragash, 13 tetor – Për mungesë të Planit hapësinor e urbanistik në Dragash po bëhen ndërtime pa plan. Ngufatja e hapësirave publike pati filluar me ndërtimin e objektit të QPS-së e “Handikosit”, në oborrin e QKMF-së, për ç’gjë patën reaguar edhe punëtorët e këtij institucioni, si dhe pozita e tanishme.

Zyrtarët e tanishëm lokalë, në vazhdimësi kanë premtuar se do të fillohet me hartimin e Planit urbanistik, për ç’gjë edhe banorët kishin shpresuar se kësaj dukurie më në fund do t’i vinte fundi.

Por vazhdimi i ndërtimit të disa objekteve të tjera, siç është ai i Qendrës së punësimit, në një lokacion jo edhe aq të përshtatshëm, si dhe disa objekte të tjera shoqërore e private, dëshmojnë se edhe qeveria e tanishme lokale po vazhdon me avazin e vjetër.

Drejtori i Urbanizmit, Bejan Haxhihasan, pohon se po qe se kjo punë varet nga drejtoria, të cilën ai e udhëheq, nuk shpreson se Plani urbanistik ka mundësi të nxirret në një të ardhme të afërt.

“Me mundësitë tona buxhetore, as që shpresojmë se mund ta zgjidhim këtë çështje. Me sa di unë, janë duke u bërë disa përpjekje që përmes Zyrës së UNDP-së të bëhet diç, por nuk mund të them se kjo çështje do të zgjidhet shpejt”, ka thënë Haxhihasan.

Ndërkaq, drejtori i AP, Avni Nebiu, i cili më për së afërmi është i njoftuar për ecuritë e deritanishme të punës së grupeve punuese, të formuara ndërmjet Komunës e UNDP-së, ka nënvizuar se ky problem, i cili është zvarritur me vite, nuk po varet vetëm nga vullneti, por edhe nga shumë faktorë të tjerë., si dhe pozita e tanishme.

Zyrtarët e tanishëm lokalë, në vazhdimësi kanë premtuar se do të fillohet me hartimin e Planit urbanistik, për ç’gjë edhe banorët kishin shpresuar se kësaj dukurie më në fund do t’i vinte fundi.

Por vazhdimi i ndërtimit të disa objekteve të tjera, siç është ai i Qendrës së punësimit, në një lokacion jo edhe aq të përshtatshëm, si dhe disa objekte të tjera shoqërore e private, dëshmojnë se edhe qeveria e tanishme lokale po vazhdon me avazin e vjetër.

Drejtori i Urbanizmit, Bejan Haxhihasan, pohon se po qe se kjo punë varet nga drejtoria, të cilën ai e udhëheq, nuk shpreson se Plani urbanistik ka mundësi të nxirret në një të ardhme të afërt.

“Me mundësitë tona buxhetore, as që shpresojmë se mund ta zgjidhim këtë çështje. Me sa di unë, janë duke u bërë disa përpjekje që përmes Zyrës së UNDP-së të bëhet diç, por nuk mund të them se kjo çështje do të zgjidhet shpejt”, ka thënë Haxhihasan.

Ndërkaq, drejtori i AP, Avni Nebiu, i cili më për së afërmi është i njoftuar për ecuritë e deritanishme të punës së grupeve punuese, të formuara ndërmjet Komunës e UNDP-së, ka nënvizuar se ky problem, i cili është zvarritur me vite, nuk po varet vetëm nga vullneti, por edhe nga shumë faktorë të tjerë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-